Monedhat dixhitale deri më tani janë përdorur në disa vende për të blerë bileta avioni, mobilje, muzikë dhe deri edhe pica. Por shumë shpejt, mund të paguani edhe taksat me to.
Të paktën kështu duket se do të vendosin ligjvënësit në Arizona të SHBA-së. Një vendim ky që do të revolucionalizonte mënyrën se si shteti i koncepton dhe ndërvepron me kriptomonedhat. Sipas raportimeve nga ‘Fox News’ dhe ‘The New York Post’, një projektligj që pritet të miratohet do t’i njihte Bitcoin-it dhe kriptovalutave të tjera statusin e monedhës, duke mos i quajtur më produkt. Ndërsa një ligj i dytë do të bënte të mundur që të gjithë taksapagueit në Arizona të shlyejnë detyrimet ndaj shtetit me Bitcoin.
“Mesazhi që duam t’i dërgojmë shteteve të tjera brenda SHBA dhe në të gjithë botën është se Arizona është vendi i duhur për teknologjinë e parave elektronike”, deklaroi një përfaqësues i Kongresit të Shtetit të Arizonas, Jeff Weninger. Sipas tij, ky ligj do ta bënte më të lehtë pagimin e taksave për njerëzit.
Një studim i Universitetit Cambridge tregoi se në botë sot ka rreth 5,8 milionë llogari unike të kriptomonedhave. Në vitin 2010, çmimi për një Bitcoin ishte vetëm 6 cent, ndërsa sot vlerësohet me 8,470.90 dollarë amerikanë. Majën e arriti në dhjetor të vitit të kaluar, duke u vlerësuar me mbi 19 dollarë amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare