LAJMI I FUNDIT:

Neymari përfiton 34 milionë euro në muaj nga rrjetet sociale

Neymari përfiton 34 milionë euro në muaj nga rrjetet sociale

Neymar përfiton mbi tre milionë euro në muaj, por brenda kësaj hapësire kohore ai mund të dyfishojë pagën sezonale, e për këtë mjaftojnë vetëm disa klikime.

Thënë ndryshe, mjafton ndonjë postim destinuar 187.2 milionë ndjekësve të tij, sidomos nëse promovon ndonjë nga sponsorët e tij të panumërt.


Në këtë mënyrë, përveç 37 milionë eurove sezonale që merr nga paga si lojtari i Paris SG, muajin e kaluar “O Ney” besohet të ketë arkëtuar edhe 34 milionë të tjera vetëm falë profileve të tij zyrtare në “Twitter”, “Facebook” dhe “Instagram”.

Kjo përllogaritje është bërë nga “Le Parisien”. Duket si diçka teorike, por në fakt, një sponsorizim fotoje, statusi apo përmbajtjeje të çfarëdoshme në rrjetet sociale nga braziliani mund t’i sjellin atij të ardhura deri në 459 mijë euro, ose sa një spot publicitar në televizion gjatë një finaleje të Kupës së Botës, transmeton TCH.

“Neymar si individ përfaqëson nëj lloj tipologjie mediatike”, i ka shpjeguar të përditshmes pariziene Stephane Guerry, president i “Havas Sport & Entertainment”.

Por vlerësimi i të ardhurave nga rrjetet sociale është bërë nga “Blinkfire”, një shoqëri e specializuar në sektorin e medieve dixhitale dhe atë sportive, që e çon në 34 milionë euro për rreth 70 postimet e brazilianit gjatë muajit janar.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori