LAJMI I FUNDIT:

Bekim Haxhiu ndan bursa për 10 studentë në 10 vjetorin e Pavarësisë

Bekim Haxhiu ndan bursa për 10 studentë në 10 vjetorin e Pavarësisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi, ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të vazhdojë ndarjen e bursave për studentë nga buxheti i tij personal.

Mirëpo Haxhiu ka theksuar se pasi që jemi në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ai këtë vit do të ndajë bursa për 10 studentë.

“Përveç ndarjes se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të përmbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë!”, ka shkruar Haxhiu.


Postimi i plotë i tij në Facebook:

Dhjetë me Dhjetë për 10 vjetorin e Pavarësisë!

Të nderuar bashkqyetarë,

Meqë jemi në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, do të vazhdoje misionin e nisur që 5 vite për ndarje të bursave për studentë.

Kam filluar me 8 bursa, ndërsa këtë vit për hir të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ndajë nga buxheti im personal edhe 10 bursa për studentë.

Pas luftës për liri dhe pavarësi, qëllimi i gjithë neve mbetet arsimimi e ecja përpara përkrahë kombeve të përparuara, kjo mund të arrihet vetëm me dije! Andaj këto 10 BURSA për studentë, uroje që sadopak të kontribuojnë në këtë drejtim!.

Perveç ndarjës se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të permbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë!.

Na priftë e mbara…

Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Suksese! /Telegrafi/