LAJMI I FUNDIT:

Aloe vera për lëkurë të përsosur

Aloe vera për lëkurë të përsosur

Kremra të cilat do t’jua rilindin fytyrën dhe do t’jua rinojnë lëkurën ju ofrojnë shtëpitë kozmetike nga të gjitha anët. Mirëpo, nuk ju kanë ofruar bimën aloe vera? Po, me të mund ta bëni lëkurën si të bebes.

Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com

Disa historianë konstatojnë që ndër preparatet e Kleopatrës së bukur ka qenë edhe aloe vera. Kjo është njëra ndër bimët më të lashta terapeutike dhe konsiderohet e magjishme.


Më së shpeshti përdoret për forcim të imunitetit, por shumë pak i kushtohet kujdes se si ndikon kjo bimë në lëkurë.

E dimë që në preparatet kozmetike ndër përbërësit gjithnjë e më shpesh e gjejmë aloe verën, por në sasi të vogla.

Kjo bimë po bëhet trend i vërtet te femrat, ndërkaq ato të cilat e kanë përjetuar magjinë e pastër të aloe verës, nuk duan t’ia dinë për blerjen e preparateve të shtrenjta.

Për pastrim të fytyrës përzieni xhelin e aloe verës, vajin e ullirit dhe ujin e trëndafilit (masa e saktë nuk është vendimtare).

Përzierjes së tillë shtoni disa pika vaj të farave të rrushit. Qiteni në fytyrë dhe shpëlajeni me ujë.

“Pastruesin” tuaj të ri mbajeni në frigorifer.

Aloe vera bën çudira në hidratimin e lëkurës. Me të nuk ju nevojiten kremra speciale.

Në fytyrën e pastruar (në mëngjes dhe në mbrëmje) qitni xhel aloe vere. Kjo bimë gradualisht do të eliminojë njollat dhe parregullsitë nga fytyra.

Ndikon shkëlqyeshëm edhe në luftën kundër rrudhave dhe përgjithësisht si produkt anti-rrudhë.

Mirëpo, kjo nuk është magji, sepse aloe vera shpejt depërton në lëkurë dhe është shumë e pasur me nutrienë: ka 19 amino-thartira esenciale, grupin e vitaminave B (dheB12), vitaminat C dhe E, kalcium, hekur, magnez…

Me aloe verën mund të bëni edhe pilingun tuaj organik për lëkurë të thatë.

Përzieni në blender 2 lugë xhel aloe vere, 1 lugë sheqer të kafenjtë, 1 lugë lëng të pastër limoni.

Pos kësaj recete, ekziston edhe një tjetër, por me kripë deti: 2 filxhanë kripë deti, 1 filxhan aloe vere, 1 filxhan vaj bebeje dhe 2 lugë mjaltë.

Këtë përzierje përdoren si edhe pilingët klasikë.

“Të magjishmen” e gjelbër përdoreni edhe për ngushtimin e poreve, por edhe për problemet me aknet.

Aloe vera eliminon qelizat e vdekura pastron dhe hap poret. Pos kësaj, mund ta përdorni edhe kundër vragave të shkaktuara nga aknet.

Vragat nga djegiet dhe nga prerjet gjithashtu mund të trajtohen me aloe verë, por edhe vragat dhe strijat.

Qitni xhelin dhe lërini të thahet, në mënyrë që lëkura ta thithë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Për nënat
A prodhojnë gratë hormone mashkullore?

A prodhojnë gratë hormone mashkullore?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori