LAJMI I FUNDIT:

Krerët e shtetit shkelin ligjin, Kosova mbetet pa liderë

Krerët e shtetit shkelin ligjin, Kosova mbetet pa liderë

Në Kosovë aktualisht nuk gjendet asnjëri nga tre liderët kryesor të shtetit. Kjo pasi që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në shtetin e Kroacisë.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku do të marrin pjesë në “Lutjet të Mëngjesit”, ceremoni kjo që do të mbahet të mërkurën.

Përveç presidentit dhe kryeministrit, edhe kryeparlamentari Kadri Veseli udhëtoi sot jashtë vendit për të realizuar një vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të takojë homologun e tij kroat, kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq.


Me daljen jashtë vendit të tre liderëve më të lartë të shtetit, Kosova ka mbetur sot pa asnjë prej krerëve të tri institucioneve kryesore në vend. Por, dalja jashtë vendit e Thaçit, Haradinajt dhe Veselit paraqet shkelje të ligjit, raporton Insajderi.

Me këto udhëtime ata kanë bërë shkelje të Ligjit mbi Protokolin e Shtetit, i cili parasheh që tre krerët e shtetit në të njëjtën kohë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.

“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, bëhet e ditur në Ligjin për Protokollin e Shtetit.

Kjo është e sanksionuar në Ligjin Nr. 03/L-132 për protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, saktësisht, kreu IV që flet për ceremonialin zyrtar të autoriteteve të larta të shtetit.

Me shkeljen e këtij ligji, do të thotë se në rast të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme në Kosovë, askush nuk do të jetë në gjendje të japë ndonjë urdhër pasi kështu parashikohet me ligj.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori