LAJMI I FUNDIT:

PDK e Skenderajt thotë se nuk po e sabotojnë Bekim Jasharin

PDK e Skenderajt thotë se nuk po e sabotojnë Bekim Jasharin

Dega e PDK-së në Skenderaj, ka dalë me një sqarim publik në lidhje zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Në kumtesë thuhet se “Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt në seancën e mbajtur më 30 janar 2018, ka lëshuar seancën si veprim politik dhe nuk është pajtuar me formën dhe proceduarën e zgjedhjes së komiteteve të përhershme  si organe të Kuvendit komunal të Skenderajt”, njofton Telegrafi.

“Thirrja e seancës së njëjte nga Kryesuesja e Kuvendit duke ditur apriori vendimin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së dhe duke llogaritur në votat e një pjese të opozitës (votues të saj), është tregues i qartë i jo profesionalizmit papërgjegjësisë dhe papërvojës së studentes së arkitekturës. E gjithë kjo marrë parasysh procedimin e çështjeve pronësore pa u konstituuar organet e Kuvendit siç është KPF (Komiteti për Politikë e Financa)”.


Jashari: Nuk më befason sjellja e Sami Lushtakut
Lexo po ashtu Jashari: Nuk më befason sjellja e Sami Lushtakut

“E informojmë opinionin publik dhe qytetarët e Skenderajt se Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk ka sabotuar dhe nuk do të sabotojë punën e Kuvendit dhe Kryeartit të Komunës Bekim Jashari, përkundrazi do të mbështesë çdo iniciativë dhe projekt që është në të mirë të qytetarëve të Skenderajt”.

Lushtaku i përgjigjet akuzave të Bekim Jasharit
Lexo po ashtu Lushtaku i përgjigjet akuzave të Bekim Jasharit

“Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk do të bie pre e etiketimeve dhe presioneve e publike e jo publike që po u bëhen anëtarëve të tij, për të përkrahur punën e Kryesueses së Kuvendit komunal që po vepron në kundërshtim me përgjegjësitë ligjore të saj dhe duke bërë veprime të jashtëligjshme”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Lajme
Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Drejtësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori