LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Strategjia e BE-së, një dritare historike për të ardhmen e Kosovës

Pacolli: Strategjia e BE-së, një dritare historike për të ardhmen e Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm të mirë Strategjinë për Zgjerim të BE-së.

Pacolli përmes një kumtese për media ka thënë se kjo strategji i hapë rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në BE.


“Lajmi i mirë nga Brukseli është se BE-ja po tejkalon të ashtuquajturën “enlargement fatigue” – lodhjen nga zgjerimi dhe i është rikthyer seriozisht rajonit tonë.

Një perspektivë e besueshme e zgjerimit të BE-së, e që përfshinë Ballkanin Perëndimor është një angazhim i shtuar i Brukselit dhe shteteve anëtare.
Ri-afirmimi i një të ardhme Evopiane të vendeve të Ballkanit Perëndimorë nga Presidenti,Jean-Claude Juncker,hapë perspektivë të re për më shumë stabilitet në fqinjësinë tonë. Ky është obligim i BE-së për të ruajtur perspektivën kredibile të zgjerimit për rajonin.

Me Strategjinë për Zgjerim të BE-së, për Republikën e Kosovës hapet një dritare historike e mundësisë për t’u lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa dyshim me të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian.

Republikës së Kosovës i është ofruar mundësi për progres të qëndrueshëm nëpërmjet implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,edhe pse ne kemi kërkuar trajtim të barabartë me vendet tjera të rajonit”, thuhet në njoftim.

Më tej Pacolli ka theksuar se e kanë menduar se për ne është trajtim i pabarabartë formulimi “frontrunners”. “Ne kemi sugjeruar, që do të duhej të ofrohej një përkufizim i qartë mbi statusin e kandidatit për Kosovën, si dhe një kornizë e qartë kohore për hapjen e bisedimeve për procesin e anëtarësimit në BE.

Besoj fuqishëm se Kosova sikurse vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë mund të përfitojnë nga një stabilitet dhe prosperitet më i avancuar, e që do të mundësojë perspektivë të qartë evropiane”, ka thënë Pacolli.

Ajo që duhet të na inkurajojë është se procesi i zgjerimit për Ballkanin Perëndimorë projektohet në frymën e procesit të Berlinit, që parasheh involvimin e vet BE-së në Planin e Veprimit për Mbështetjen e Transformimit të Ballkanit Perëndimor, në fushat si në vijim:

1. Forcimin e mbështetjes për sundimin e ligjit, ku përfshihet matja e reformave në gjyqësi, luftimi i korrupsionit, mbështetja nga ekspertët e Shteteve Anëtare, monitorimi i proceseve gjyqësore, përkrahje e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile, etj;

2. Shtimin e angazhimit në aspektin e sigurisë dhe migracion: angazhim i përbashkët kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, postimi i oficerëve ndërlidhës të Europolit në të gjithë rajonin, marrëveshje bashkëpunimi me Eurojust,ngritja e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike dhe krimit kibernetik, menaxhimi i kufirit, krijimi i qendrave koordinuese kombëtare për kontrollin e kufirit, bashkëpunim nëPolitikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri/ Siguria e Përbashkët si dhe Politika e Mbrojtjes, etj;

3. Përkrahje në zhvillimin socio-ekonomik, në të cilën përfshihen: Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, garancitë për investimet private, zhvillimi i sektorit privat, rritja e potencialit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përkrahja e hulumtimeve dhe ndërtimi i kapaciteteve të inovacionit, lehtësimi i tregtisë, forcimi i programit për reforma ekonomike, rritja e fokusit në punësim dhe në reformat sociale, etj;

4. Angazhim nështimin e lidhjes infrastrukturore, pjesëmarrjen e autoriteteve dhe organizatave të Ballkanit Perëndimor në punën e rrjetit të rregullatorëve të energjisë dhe operatorëve të sistemit të transmisionit dhe shpërndarjes;

5. Përkrahje nëagjendën e digjitalizimit;

6. Mbështetja e pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori