LAJMI I FUNDIT:

“Ndryshim të emrit pastaj anëtarësim në BE”, gazeta greke zbulon propozimet e Nimetz

“Ndryshim të emrit pastaj anëtarësim në BE”, gazeta greke zbulon propozimet e Nimetz

Nuk ekziston ndryshim i detyrueshëm i Kushtetutës, emri i ri tërësisht të miratohet edhe për përdorim të brendshëm edhe për të jashtëm, por pas integrimit në BE. Këto janë disa nga pikat e “pakos së ideve” të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, që e publikoi sot gazeta greke “To Vima”.

Nimetz e përsëritë klauzolën e joekskluzivitetit për termet “maqedonase” dhe “Maqedoni” për përdorim ekonomik, ai thotë se emri i ri duhet të përdoret i papërkthyer apo i përkthyer sipas zgjedhjes së secilës palë.

“Në pakon që Nimic më 17 janar ua dorëzoi dy ndërmjetësve, nuk është përmendur ndryshimi i obligueshëm i Kushtetutës së IRJM-së që të ndërrohet emri i sotëm kushtetues apo pikave të tjera që sipas disave kanë përmbajtje irredentiste. Qeveria e IRJM-së është kompetente të vlerësojë se cilat do të jenë ‘procedurat obliguese, të besueshme dhe të parevokueshme nacionale’ për zbatimin e zgjidhjes”, shkruan “To Vima”.


Sipas “pakos së ideve” së Nimetz, siç transmeton gazeta, miratimi i emrit të ri dhe përfundimtar që do të jetë “erga omnes”, është i lidhur drejtpërdrejt dhe vetëm me integrimin në Bashkimin Evropian. Që do të thotë se emri kushtetues do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në hyrjen në Union. Këtë të njëjtën, javën e kaluar e publikoi edhe gazeta greke “Katimerini”.

Lidhur me përdorimin ekonomik, Nimic, sipas “To vima”-s, e përmend “klauzolën e joeksluzivitetit” gjatë përdorimit të shprehjeve “Maqedoni” dhe “maqedonas” dhe u bën thirrje të dyja palëve të vijnë deri te marrëveshja e ndërsjelltë që do të mund të zbatohet në të gjitha gjuhët për përdorim të këtyre termeve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori