LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të ‘shtrigave’ që e hodhën një 18-vjeçare në kazanin me ujë të vluar (Foto)

Policia në kërkim të ‘shtrigave’ që e hodhën një 18-vjeçare në kazanin me ujë të vluar (Foto)

Një 18-vjeçare po vuan me lëndime serioze, pasi e hodhën në kazanin me ujë të vluar, gjatë një festivali që u zhvillua në jugperëndim të Gjermanisë.

Adoleshentja është përvëluar keq në shputa dhe disa pjesë të këmbëve, teksa po merrte pjesë në një organizim në Eppingen, transmeton Telegrafi.

Policia është duke kërkuar dy të dyshuar të veshur si shtriga, që janë larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.


Kazani ku e hodhën adoleshenten

Mediat lokale, raportojnë se shoqëria e ‘kishin dhënë’ atë si lojë te dy të maskuar, duke mos menduar se do të përfundonte në ujë.

Viktima është duke u trajtuar në spital me djegie të konsiderueshme, ndërsa pritet të lëshohet në fund të javës.

Organizimi i përvitshëm ‘Magjia e Eppingen’, mbledhë qindra pjesëmarrës të veshur me kostume shtrigash, por kur nuk ka ndodhur ndonjë aksident i tillë. /Telegrafi/