LAJMI I FUNDIT:

Një grua që u shit si skllave seksuale ballafaqohet me një xhihadist të ISIS-it: Ai rrëfen çfarë kishte bërë, ajo çfarë kishte vuajtur! (Foto)

Një grua që u shit si skllave seksuale ballafaqohet me një xhihadist të ISIS-it: Ai rrëfen çfarë kishte bërë, ajo çfarë kishte vuajtur! (Foto)

Një grua Yazidi e rrëmbyer nga ISIS dhe e shitur si skllave seksuale ka ardhur ballë për ballë me një xhihadist që mori pjesë në një bastisje në qytetin e saj Sinjar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Shireen, e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga rrëmbyesi i saj Saif, e cila u kthye në qytetin irakian të Mosulit, ku ajo u mbajt për dy vjet e gjysmë, si pjesë e një dokumentari të ri të BBC.


Siç thuhet më tej, atje ajo u gjend ballë për ballë me një luftëtar të ISIS-it me emrin Anmar – i cili mori pjesë në bastisjen e qytetit Shireen.

Ai zbuloi se si ai kishte përdhunuar më shumë se 250 gra dhe fëmijë – disa të reja 15 vjeç, duke shtuar se ishte një dëshirë ‘shumë e fortë’ të cilën ai nuk ishte në gjendje të kontrollonte.

Dhe e tmerruar me çfarë thoshte ai, Shireen i thotë: ‘Do të paguash për lotët e këtyre vajzave’.

Gjatë programit, Shireen zbulon se tronditja e saj ishte kaq e tmerrshme sa që ajo u përpoq të bënte vetëvrasje katër herë, para se ajo të arrinte të shpëtojë nga ferri i saj i gjallë, gjatë betejës për të rimarrë qytetin në të cilin u vra rrëmbyesi i saj, Saif.
Shireen tha: “Kam humbur shpresën sa që doja vdekjen, por ata nuk na lejonin të vrisnim veten. Kam provuar katër herë”.

Në fund të udhëtimit të tyre në Irak, Anmar pyetet se përse ai u bashkua me organizatën terroriste në të cilën ai zbulon se ishte për para – para pranimit se ai kishte vrarë 900 njerëz gjatë sundimit të terrorit.

“Gjatë kohës që isha me ta, [i përdhunova] mbi 200 veta”.

“Kur bëhet fjalë për seks, askush nuk mund ta kontrollojë atë, është një dëshirë shumë e fortë”, tha Anmar.

Duke pranuar se ai kishte bërë gjëra të tilla, ai më pas pohoi: “Në atë kohë ishte ndryshe, unë u vura nën presion. Më kërkohej ta bëja këtë”.

“Dhe po të mos vrisja, komandanti im do të ishte gati me armë pas meje për të më vrarë”.

Terroristi, i cili mbërriti në takim në anën e pasme të një furgoni me kapuç mbi fytyrën e tij dhe i prangosur në zinxhirë, tha se ai u bashkua me ISIS-in sepse ishte i varfër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Biden dhe presidenti kinez me një takim përfundimtar të tensionuar ndërsa afrohet epoka e Trumpit

Biden dhe presidenti kinez me një takim përfundimtar të tensionuar ndërsa afrohet epoka e Trumpit

Botë
Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Amerika
Do të jetë sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë - Trump vazhdon me emërimet e reja

Do të jetë sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë - Trump vazhdon me emërimet e reja

Amerika
Kalo në kategori