Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu pritën në takim shefen e Zyrës së BE- së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç‘rast Hoti shprehu kundërshtimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.
Apostolova, në vazhdim të takimit, informoi Hoti dhe deputetët se zyra e BE–së për Kosovën, të martën do ta bëj publike Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe i njoftoi ata për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme.
Ajo ofroi mbështetje për deputetët për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA -ja dhe mekanizmat përkatës të saj.
Gjatë këtij takimi, Hoti falënderoi Apostolova për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze