int(1) Thaçi: Gjykata Speciale e padrejtë, por do t'i përmbushim obligimet ndërkombëtare - Telegrafi - Telegrafi Thaçi: Gjykata Speciale e padrejtë, por do t'i përmbushim obligimet ndërkombëtare - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Gjykata Speciale e padrejtë, por do t’i përmbushim obligimet ndërkombëtare

Thaçi: Gjykata Speciale e padrejtë, por do t’i përmbushim obligimet ndërkombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një adresim para kabinetit qeveritar ka folur për proceset që ka kaluar vendi në këto 10 vjet të pavarësisë.

Thaçi para ekzekutivit të vendit, në një adresim të parë të tillë ka ftuar qeverinë e vendit që të punojë me intensitet të shtuar për zbatimin e MSA-së dhe të agjendës evropiane.

Kreu i vendit tha se fokusi i institucioneve duhet të jetë zhvillimi ekonomik, rritja e mirëqenies së qytetarëve, përmirësimi i shërbimeve mjekësore, rritje e cilësisë në arsim, kujdesi për veteranët e UÇK-së, hapja e vendeve të reja të punës etj.


Thaçi tha se i vjen mirë që këto 10 vjet është shënuar progres i vazhdueshëm.

“Shtet ndërtimi për ne nuk ka qenë aspak i lehtë. Kosovës i është dashur të përballet me sfida të mëdha”, tha presidenti, duke shtuar se para 10 vjetëve veriu ishte nën kontrollin e strukturave ilegale, ndërsa sot realiteti është krejt ndryshe.

Kreu i shtetit ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se tashmë dialogu ndodhet në fazën përmbyllëse dhe se është koha për një marrëveshje përfundimtare që nënkupton normalizimin e plotë të raporteve dhe pajtim ndërshtetëror.

Presidenti i vendit ka folur edhe rreth integrimit në strukturat euro-atlantike, raporton Telegrafi.

Ai tha se rruga për në NATO dhe BE nuk është e lehtë dhe e shpejtë, ndërkaq sfidat aktuale kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për liberalizimi e vizave.

Kreu i vendit tha se janë për tu përshëndetur përpjekjet e skenës politike institucionale për gjetjen e një zgjidhjeje për ratifikimin e demarkacionit.

Ai foli edhe për Gjykatën Speciale. Presidenti i vendit tha se Kosova tashmë ka marrë obligimet e veta lidhur me Gjykatën Speciale dhe ato obligime do t’i përmbushin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori