Qytetarët e Maqedonisë të ndarë për referendumin rreth çështjes së emrit (Video)
Njëjtë sikurse politika edhe qytetarët janë të ndarë në qëndrime nëse duhet ose jo të mbahet referendum për emrin pas një zgjidhje eventuale midis Maqedonisë dhe Greqisë. Një pjesë e qytetarëve të anketuar nga Alsat thonë se çdoherë duhet të pyetet populli, ndërsa disa të tjerë thonë se politikanët paguhen për të marrë vendime të rëndësishme.
“Mendoj se politikanët paguhen që të mendojnë e jo populli. Nëse ata vendosin se duhet të jetë kështu, le të bëhet”.
“Duhet të vendosë populli në referendum. Populli ka zgjedhur Qeverinë. Megjithatë po zgjidhet një çështje për të cilën duhet të pyetet populli”
“Nuk mundet 60 persona të vendosin për 2 milion, maqedonas, shqiptarë, turq, bullgar, serb… mendoj se populli duhet të pyetet për këtë.”
“As njëra e as tjetra. Ne tashmë kishim referendum për emrin. Miratimi i Kushtetutës praktikisht është referendum për emrin”, shprehen qytetarët.
Ndasitë për këtë çështje nuk janë vetëm tek qytetarët, por edhe në vetë koalicionin qeverisës. Kryeministri Zoran Zaev disa herë është shprehur se gjatë gjetjes së çfarëdo zgjidhje, fjalën e fundit do ta kenë qytetarët në referendum. Por, kështu nuk mendon partneri i koalicionit BDI.
Integristët edhe më tej mbajnë qëndrimin se referendumi nuk është i nevojshëm pasi vetëm mund t’i komplikojë gjërat. Një pjesë e analistëve që konsiderojnë se referendumi është i mundshëm duke bashkangjitur dy pyetje, përkatësisht A jeni për aderim të vendit në NATO dhe për ndryshimin e referencës të përkohshme IJRM me zgjidhjen e re eventuale për emrin.
Megjithatë, njohësit e çështjeve theksojnë se është herët të mendohet për referendum pasi Maqedonia dhe Greqia edhe më tej janë larg zgjidhjes finale./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj