Ende nuk ka rezultate konkrete nga ana e Prokurorisë Speciale e Kosovës, e cila është duke i hetuar listat e veteranëve të UÇK-së.
Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se në fazën në të cilën ndodhet nuk mund të komentojë asgjë lidhur me listat e veteranëve.
“Prokuroria Speciale e Kosovës shfrytëzon edhe një herë rastin që të ftojë secilin që mund të japë informacione apo që ka qenë dëshmitarë i çfarëdo situate ku mund të ketë pasur parregullsi, manipulim, falsifikim, mashtrim nga kushdo qoftë lidhur me përfitimin e statusit të veteranit luftëtar i UÇK-së, statusit të invalidit të UÇK-së dhe kategorive të tjera të dala nga lufta, të paraqitet sa më parë në Policinë e Kosovës apo PSK” , thotë Prokuroria Speciale e Kosovës për RTV21.
Ndërkaq, shoqëria civile po e sheh këtë proces si shumë të ngadalshëm.
Arton Demhasaj nga Organizata “ÇOHU” mendon se është vonuar shumë kjo procedurë, meqë këtu nuk kemi të bëjmë me vepra specifike penale shumë të rënda që lypin shumë kohë për t’u hetuar, por kemi të bëjmë me shkelje procedurale.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, thotë se para dy muajsh ka pasur një kontakt me hetues të policisë së Kosovës të cilët kanë kërkuar udhëzime se si të hetohen më lehtë këto lista.
“E gjithë përgjegjësia bie mbi Komisionin Qeveritar për verifikimin e listave”, thotë Qeriqi.
Nga ana tjetër drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta, në Zyrën e Kryeministrit, Gazmend Syla, thotë se verifikimin do ta bënte më mirë komisioni qeveritar sesa Prokuroria Speciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite