Një peizazh i mrekullueshëm, vlera të çmuara kulturore dhe gatime të shijshme të përziera me kuzhinën italiane, greke dhe turke, shkruan gazeta e njohur austriake ”Kurier”.
Kryeministri Edi Rama uroi një ditë të mbarë, duke shpërndarë këtë përshkrim fantastik të Shqipërisë në mediat austriake.
Vetëm disa dekada më parë, për Shqipërinë dihej shumë pak, citon gazeta austriake. Vizitorët e huaj vinin në mënyrë sporadike dhe vetëm për raste speciale, siç ishin ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në futboll, në dhjetor të vitit 1980.
Në atë kohë vetëm pak gazetarë kishin mbërritur, të cilët u dërguan nga aeroporti drejt qendrës së Tiranës. Autobusi ecte në një rrugë virtuale pa trafik, ku kishte vetëm njerëz me biçikleta. Në hollin e hotelit kishte një pemë Krishtlindjesh. Një gjë e rrallë, pasi Shqipëria komuniste në atë kohë ishte e izoluar dhe ateiste.
Por, që nga viti 1990, Shqipëria ka patur zhvillime të jashtëzakonshme. Rreth 12 vite më parë, aeroporti u shndërrua në një kompleks modern dhe mori emrin ”Nënë Tereza”, emri i shenjtores së famshme shqiptare. Trafiku tashmë është i rënduar si në çdo qytet tjetër të Evropës. Rrugët janë të mbushura me reklama të mëdha të kompanive ndërkombëtare, të kompanive të njohura të prodhimit të makinave dhe të universiteteve private.
Trashëgimia e romakëve
Thesari kulturor i Shqipërisë ndodhet jashtë kryeqytetit, ku të presin peizazhe madhështore dhe vlera të çmuara kulturore. Në rrugën drejt bregdetit ju kaloni në Apolloni, një pllajë e gërmuar nga arkeologët, që ju fton të ecni përmes pjesëve të rikonstruktuara të tempujve romakë dhe te teatri. Larg në horizont, dielli që po perëndon reflekton në detin Adriatik. Në Antikitet, ky qytet ishte i aksesueshëm nga anijet dhe shumë i rëndësishëm ekonomikisht, por pas një tërmeti në shekullin III, porti u shkatërrua.
Në qytetin port të Vlorës, ju prekni detin Adriatik. Vetëm pak kohë më parë është përfunduar një shëtitore me palma, e quajtur “Lungomare”. Ende, shezlongët e hoteleve të rinj janë të paprekur dhe në pritje të turistëve. Në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Otomane u shpall në Vlorë. Relike, foto dhe dokumente ju mund t’i shihni dhe admironi në Muzeun e Pavarësisë.
Riviera shqiptare
Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta.
Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogarasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së Rivierës Shqiptare shtrihen ullishta dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.
Një parashutist bëhet gati të fluturojë nga kjo pikë vrojtimi. Nisja është e shpejtë dhe erërat e ngrohta e shtyjnë parashutën në fluturim mbi plazhet e gjera përgjatë bregdetit. Atje poshtë ndanë plazheve dallohet një kantier ndërtimi. Së shpejti turistët do të mund të akomodohen në këtë resort të ri.
Përgjatë rrugës panoramike të jugut, rrallë ndodh të shohësh ndonjë makinë, por dhjetëra njerëz mbi biçikleta. Sidoqoftë ata s’ishin vendas, por turistë amerikanë, të cilët sodisnin peizazhin mahnitës në atë ditë të bukur vjeshte me mot të ngrohtë. Nga larg dallohet ishulli i Korfuzit.
Përballë, në skajin më të largët jugor të Shqipërisë, gjendet Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndoshta më i rëndësishmi në vend. Një rrugë me ekualipte formon hyrjen e parkut, që të çon drejt një amfiteatri të mirëruajtur antik grek.
Për orë të tëra mund të shëtisësh dhe eksplorosh parkun nën hijen e pemëve. Veçanërisht interesante janë rrënojat e një tempulli, të një bazilike bizantine e shekullit VI dhe një mozaik i bukur.
Rruga e kthimit kalon nëpër një qafë mali dhe kalon ndanë Gjirokastrës, “qytetit të gurtë”, që gjithashtu është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e kalldrëmta të qytetit të çojnë në kala, pasi kalon ndanë dyqaneve të vegjël që ofrojnë qëndisma, punime artistike të skalitura në gur dhe suvenire.
Në kala gjendet Muzeu Kombëtar i Armëve, që përfshin një koleksion mahnitës me objekte të periudhës mes vitit 1912 dhe Luftës II Botërore. Pamja e qytetit të vjetër është mbresëlënëse. Çatitë janë të mbuluara me rrasa, që gjenden me bollëk në mjedisin malor përreth.
Rruga për në Veri është shumë e mirë dhe kalon një prej zonave më piktoreske të Shqipërisë. Luginat e lumenjve, të gjera dhe të zhdërvjellta me ura të gërryera dhe me një mal gjigant në sfond të sjell në mendje kujtimet e Karl May në novelën ”Përmes mbretërisë së shqiptarëve”.
Shumë shpejtë mbërrin në Berat, një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Lagjja ”Kala”, sipër një kodre përbëhet nga shumë shtëpi, shumica të pabanuara, por si zonë e konsideruar Trashëgimi Botërore nga UNESCO, ato janë nën një mbrojtje speciale.
Një ish-katedrale përdoret si muze. Ndërsa ikonat e çmuara nëpër mure me skena nga jeta e Krishtit dhe 12 dishepujve dhe shenjtorëve janë të jashtëzakonshme. Poshtë kalasë ndodhet lagjja ”Mangalem”, në qytetin që quhet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, me xhami dhe shtëpi të mrekullueshme antike.
Heroi kombëtar Skënderbeu
Sipër një mali të thepisur gjendet qyteti i Krujës, që është i lidhur ngushtë me historinë e Shqipërisë. Nga këtu, heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu drejtoi një kryengritje të suksesshme kundër ushtrisë turke.
Në këtë kështjellë, përshkruhet nëpërmjet pikturave historia shumë e trazuar e Shqipërisë.
Kur shikon fushat, mund të dallosh periferinë e Tiranës, destinacioni i fundit. Ndërkohë që hyn për në kryeqytet, ende mund të vëresh godina parafabrikate depresuese, relike nga epoka komuniste. Por, qendra paraqitet shumë kozmopolite, me një bulevard të gjerë që kalon përmes godinave të qeverisë me arkitekturë të kohës së Musolinit dhe parqe të mirëmbajtur duke dalë përfundimisht në sheshin ”Skënderbej” me Pallatin e Operas, i vitit 1960.
Si përfundim Shqipëria është për të gjithë ata që interesohen për kulturën.
Hotelet janë të mira, ndërsa në gatim do të shijoni më të mirën nga kuzhina italiane, greke dhe turke, një kombinim fantastik. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, ku të gjitha rrugët kryesore janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të mira. Një udhëtim për të zbuluar një pjesë ende të panjohur nga bota të Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Komuna e Sarajit shënon progres të dukshëm në transparencë me mbështetjen e USAID-it!
Mexhiti: Kemi siguruar gjashtë autobusë ekologjik për NQP Shkupi
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj