Aktorja ka thënë në një intervistë për New York Times se përvojën e parë të hidhur me Harvey Weinstein e kishte përjetuar në vitin 1994, në kohën e suksesit të filmit “Pulp Fiction” të Quentin Tarantino, producentin i të cilit ishte Weinstein, ndërsa aktorja ka luajtur një ndër rolet kryesore.
Sipas saj, producenti hollivudian, ku dhjetëra gra e kanë akuzuar për ngacmime, gjatë takimit në një dhomë hoteli në Paris u shfaq me rroba banjë dhe shkoi në sauna.
Atëbotë i tha se ishte “qesharak” dhe iku prej hotelit. “Nuk ndihesha e kërcënuar, kisha më shumë përshtypje se ishte xhaxha i çuditshëm”, kujton ajo.
Por, për herë të parë aktorja u sulmua nga Weinstein gjatë qëndrimit në një hotel në kryeqytetin britanik, Londër.
“Ai u përpoq që të më zhvesh dhe bënte shumë gjëra të pakëndshme, por nuk shkojnë gjer në fund dhe me vërtetë mu hodh sipër”, shpjegoi ajo.
Ditën tjetër, ai i dërgoi një buqetë me trëndafila të verdhë, duke i kërkuar falje ndërsa aktorja vendosi të kthehej në hotel dhe të përballet me aktorin amerikan.
Ajo mbërriti me një mik që ishte duke e pritur në holl të hotelit. “Nëse sillesh edhe me të tjerët siç u solle me mua, do të humbasësh punën, reputacionin dhe familjen. Unë ju premtoj”, e kishte paralajmëruar Weinsteinin. Por, ky i fundit i ishte përgjigjur se do të shkatërronte.
Zëdhënësi i Harveyt konfirmoi deklaratat e Thurmanit rreth takimeve në Paris dhe Londër, por mohon akuzat dhe pohimet e aktores amerikane.
“Weinstein pranon se i është hedhur Thurmanit pasi që ajo i kishte dhënë sinjale në Paris” tha ai, duke argumentuar se deri në mbrëmje ka “pasur flirtim dhe argëtim mes tyre”.
Turman ndihet fajtore për të gjitha viktimat e Weinstein pasi që nuk kishte folur me kohë.
“Unë jam një nga arsyet pse një vajzë e re ka mbetur vetëm në dhomën e tij. Ashtu sikurse qengjat, të gjithë shkuan në thertore, sepse ishin të bindura se dikush do të bënte diçka të paligjshme vetëm për shkak se ka një pozicion të pushtetshëm. Pra, unë jam viktimë e kësaj sjelljeje, por në të njëjtën kohë edhe personi që i ka mundësuar atij të veproj përmes heshtjes sime”, tha ajo.
Aktorja me Harvey Weinstein ka punuar në shtatë filma, por në fund të vitit të kaluar kishte paralajmëruar se së shpejti do të flas rreth marrëdhënies së tyre.
Atëbotë, aktorja kishte lënë një mesazh në llogarinë personale në Instagram, se “Ti nuk e meriton një plumb në kokën”.
Kujtojmë se regjisorin për ngacmime seksuale e kishte akuzuar edhe Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Me zarfa të zi, Jena VIP, po na shikon një Shqiptari” – publikohet kënga e G Banit e realizuar në Big Brother VIP Albania 4
Brad Pitt është parë në Beverly Hills me një stil të pazakontë
Dha sinjale për politikë para se të hynte në Big Brother – rrëfehet Lumbardhi që tani kandidon për deputet në LDK: Do të punoj për rini e sport
"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
Rita Ora shijon momente intime me bashkëshortin Taika Waititi gjatë pushimeve në Gold Coast, në Australi
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?