Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka bërë thirrje për bashkim të të majtëve socialdemokrat.
Siç ka thënë ai “është koha e fundit që të bashkohen, për të sjellë një frymë të re në politikën tonë, për të cilën kanë nevojë edhe shteti edhe qytetarët”.
Krasniqi, pëmes një postimi në Facebook, ka thënë se “janë momentet e fundit për bashkimin e luftëtarëve të drejtësisë sociale! Përndryshe të gjithë socialdemokratët do të mbesin paterica të grabitësve të së ‘djathtës’”.
Postimi i Krasniqit:
APEL TE GJITHË SOCIALDEMOKRATËVE TË LËVIZJES KOMBËTARE PËR ÇLIRIM
Zhvillimet politike të viteve të fundit në Kosovë e për Kosovën, janë treguesi e dëshmia më e mirë se Kosova dhe qytetarët e saj pa dallim kanë nevojë për një bashkim te të majtëve socialdemokrat, të cilët pa asnjë dyshim janë më meritoret për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim, se individë kryeneç e të pa asnjë parim socialdemokrat, të pa asnjë ideologji, veç “ideologjisë” grabitëse, forcat patriotike të se majtës socialdemokrate, të dëshmuara para, gjatë e pas luftës çlirimtare, i kanë bërë pikë e pesë për interesa krejt meskine.
Këto forca progresive atdhetare, është koha e fundit që të bashkohen, për të sjellë një frymë të re në politikën tonë, për të cilën kanë nevojë edhe shteti edhe qytetarët. Nëse këto forca nuk e gjejnë mënyrën e bashkimit, shpejtë do ta gjejnë rrënimin dhe ndëshkimin nga qytetarët. Këto forca që tani për tani janë të shkapërderdhura në katër a më shumë parti politike të mëdha e të vogla, fat tjetër edhe nuk meritojnë.
Është më shumë sesa e kuptueshme, se këta që e kanë prodhuar ketë gjendje në Kosovë dhe në socialdemokracinë tonë, që i kanë stagnuar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar, që kanë penguar liberalizimin e vizave, zhvillimin e vendit edhe përmes një procesi të kriminalizuar të privatizimit, që kanë degraduar arsimin e shëndetësinë, që kanë degraduar edhe ambientin jetësor, do të jenë edhe pengesë e bashkimit të forcave progresive e socialdemokrate. Kosovës dhe qytetarëve të saj ju duhet një socialdemokraci e bashkuar!
Përndryshe të gjithë socialdemokratët do të mbesin paterica te grabitësve të se “djathtës”.
Përndryshe, janë momentet e fundit për bashkimin e luftëtarëve të drejtësisë sociale!
NISMA Socialdemokrate është derë e hapur për gjithë ata qe synojnë drejtësinë sociale! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë