int(1) Brukseli, thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet e BE-së për Specialen e demarkacionin - Telegrafi - Telegrafi Brukseli, thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet e BE-së për Specialen e demarkacionin - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Brukseli, thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet e BE-së për Specialen e demarkacionin

Brukseli, thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet e BE-së për Specialen e demarkacionin

Agjencia Evropiane për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, pas takimit të rregullt, në të cilin ka marrë pjesë edhe Lutfi Haziri, anëtar i bordit të kësaj agjencie, njëherit edhe kryetar i Gjilanit, i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që të përmbushin obligimet ndaj BE-së për Gjykatën Speciale e demarkacionin.

Përmes kumtesës zyrtare, ALDA thotë se lidershi kosovar duhet ta mbaj Kosovën lartë në agjendën evropiane.

“Agjencitë Lokale për Zhvillim (LDA) dhe ALDA, po i ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë.


Në i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbajnë qetësinë në këtë kohë sensitive derisa hetimet janë në vazhdim nga të gjitha autoritetet relevante të ligjit në Kosovë, dhe të ripërtërijnë angazhimin për punë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë të vazhdojnë dialogun konstruktiv për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani përmes dialogut, të cilat i kontribuojnë avancimit të normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivës evropiane të këtyre vendeve.

Lidershi kosovar duhet ta mbaj Kosovën lartë në agjendën evropiane dhe të përmbushë obligimet ndaj BE-së në lidhje me themelimin e Dhomave te Specializuara dhe me Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi.

LDA dhe ALDA do të vazhdojnë të punojnë bashkërisht për të përkrahur në mënyrë aktive vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke iu ofruar atyre njohurinë dhe përvojen tonë”., thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori