Kreu i PDK-së Kadri Veseli, sot ka takuar strukturat e partisë në Skenderaj.
Veseli ka bërë bashkë të gjithë, ani pse Sami Lushtaku ka provuar të largojë disa asamblistë, Bekim Haxhiun dhe Nuredin Lushtaku, ku madje dje kishte thënë se vendimin e tij nuk mund t’i ndryshoj askush.
Nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Bekim Haxhiu, të cilin e kishte larguar vet Lushtaku, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është zhvilluar takim me Kadri Veselin, dhe se të gjithë të përjashtuarit, janë kthyer.
“Po, sot jemi takuar me kryetarin Kadri Veseli dhe me strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Problemet janë tejkaluar dhe të gjithë të larguarit janë kthyer aty ku e kanë pasur vendin”, ka thënë Haxhiu për Telegrafin.
Ai ka theksuar se strukturat e PDK-së në Skenderaj, janë bashkuar dhe se gjatë takimit me Veselin, ka pasur kosntruktivitet për ecjen tutje, deri në procesin zgjedhor të kësaj dege.
“PDK është në proces zgjedhor, prandaj të gjitha organet janë pa mandat dhe veprimet e fundit kanë qenë të panevojshme dhe të paarsyeshme”, ka thënë Haxhiu.
I pyetur për reagimin e Lushtakut, lidhur me vendimin e Veselit, për t’i kthyer të përjashtuarit, ka thënë se ka pasur progres, por nuk ka folur më gjatë..
Ndryshe, vendimin e Lushtakut për përjashtimin e 7 asamblistëve dhe shkarkimin e deputetit Bekim Haxhiu nga pozita e nënkryetarit të degës së PDK-së e kanë kundërshtuar edhe 80 për qind e nëndegëve dhe seksioneve të kësaj parti në Skenderaj.
Kujtojmë se mosmarrëveshjet e PDK-së në Skenderaj kanë lindur në momentin e kandidimit të Bekim Jasharit për kryetar komune dhe vendimit të PDK-së për tërheqjen r kandidatit të tyre nga kjo garë në shenjë respekti për familjen Jashari, me ç’rast Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu kishin dalë hapur në fushatë përkrah Bekim Jasharit, gjë të cilën nuk e kishte bërë Sami Lushtaku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'