Kush ishte lider botëror në shitjen e veturave? Aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi thonë se udhëheqin tregun global për vitin 2017
Renault është duke u konfirmuar si lider global në vetura, ndërsa marka franceze udhëheq edhe në Kosovë me numrin më të madh të veturave të shitura.
Tri markat e famshme së bashku kanë shitur mbi 10.6 milionë vetura gjatë vitit të kaluar, ndërsa Renault, Dacia dhe Nissan në Kosovë për të parën herë kanë arritur rekordin prej 1,000 veturave të reja të importuara në treg.
Por pavarësisht këtyre arritjeve, edhe prodhuesi gjerman Volkswagen ka pasur një vit të suksesshëm në shitje, përkundër skandalit të Dieselgate, dhe tani rivalët e industrisë janë duke ‘luftuar’ për kurorën e të parit në botë.
Aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi ka postuar numrin e shitjeve përfundimtare për 2017-tën, me shitjet e kombinuara që qëndrojnë në 10,608,366 njësi. Grupi Renault ngriti shitjen për 8.5% më shumë makina se vitin e kaluar duke ofruar 3,761,634 vetura, ndërsa Nissan ofroi 5,816,278 njësi (4.6% më shumë). Sa i përket Mitsubishit, kompania pa një rritje prej 10% në dërgesat, me 1,030,454 makina.
Pavarësisht nga çështja e Dieselgate, është e sigurt të thuhet se Grupi Volkswagen kishte një vit të jashtëzakonshëm në 2017-tën. Dërgesat te klientët u rritën për 4.3% e cila mund të konsiderohen një rekord prej 10.74 milion automjete. Dhjetori ishte një muaj veçanërisht i suksesshëm për VAG, me gati 1 milion (998,800 njësi) të transportuara në të gjithë botën, duke përfaqësuar një rritje prej 8.5% krahasuar me dhjetorin 2016.
Por, a ishte e mjaftueshme që grupi i VW të mburrej me vlerat e saj të shitjes? Nëse pyetni Renault-Nissan-Mitsubishi, përgjigja duhet të jetë “JO”. Sipas drejtorit ekzekutiv të Aleancës, Carlos Ghosn, kompania që ai drejton është teknikisht prodhuesi më i madh i makinave në botë me më shumë se 10.6 milion makina private dhe komerciale të shitura.
10.6M <10.74M, por njeriu përgjegjës në aleancën Francezo-Japoneze argumenton se ata nuk po përfshijnë shumën e kamionëve të kategorise së rëndë të dorëzuar, Gjermanët janë faktorizuar në shitjet që vijnë nga Scania dhe MAN. Këto dy brende përbëjnë afërsisht 200,000 njësi të shitjeve totale të Grupit VW. Pa këto, VAG është në vendin e dytë, sipas Ghosn.
Ai vazhdoi të theksonte: “nuk mund të ketë diskutime të mëtejshme,” për atë se kush e mori vendin e parë në vitin 2017: Aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi, e cila përfshin gjithashtu AvtoVAZ të Rusisë, Dacia të Rumanisë, si dhe brendin e rishikuar të Datsun me kosto të ulët.
Numri final i Toyota-s për vitin e kaluar nuk është publikuar, por kompania pret të marrë vendin e tretë me 10.35M automjete ose 2% më shumë se në vitin 2016. Për vitin 2018, Toyota duke përfshirë Lexus, Daihatsu, Hino – shitjet do te arrijnë rritje deri 10.5M.
Kur vjen puna tek prodhuesit e makinave premium, Mercedes ka marrë vendin e parë në 2017 me rreth 2.3 milion makina, duke eclipsuar kështu BMW dhe performancën e saj 2.08M. Audi duhej të vendosej në vendin e tretë me 1.87M njësi të shpërndara në mbarë botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Musk planifikon të dërgojë Cybertruck dhe robotë në Mars
Honda hap fabrikën e parë për prodhimin e baterive të reja
Audi ndan specifikimet teknike të modelit të ri S5
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje