Ndër letrat e bukura të dashurisë, renditen dhe letrat e Pirajes, gruas së poetit dhe shkrimtarit të njohur turk Nazim Hikmet. Më poshtë mund ta lexoni letrën e shqipëruar nga Rozana Belli.
Hikmet është një ndër shkrimtarët më të njohur turq. Deri në vitin 1965 veprat e tij ishin të ndaluara në Turqi. Ato botoheshin vetëm jashtë vendit e shpërndaheshin nën dorë.
Për shkak të problemeve brenda Turqisë, në vitet 1950-63 jeton kryesisht në Moskë.
Mbas kritikes së hapur drejtuar Stalinit në Kongresin e shkrimtarëve sovjetikë, survejohet nga KGB-ja.
Nazım Hikmeti mbylli sytë përgjithmonë në Moskë. Ai është botuar në shqip edhe para viteve të ‘90-ta.
Letra është si më poshtë:
“Nazimi im,
Mos u mërzit. Kur ti mërzitesh atje, ne këtu vuajmë edhe më shumë.
Ti e di, unë kam një zakon të bukur, përballë çdo fatkeqësie thyej një gur. Kështu bëj dhe ti, nuk fiton asgjë duke u mërzitur. Mos mendo për ne, merrem unë me gjithçka. Jam unë mbi kokën e fëmijëve. Apo s’ke besim tek unë? Mos u mërzit. Të kam nisur libra, lexoji dhe përpiqu të kalosh kohën. Kur nervozohesh shumë më kujto mua, sepse kur ti mërzitesh unë e ndjej, sëmurem.
Merr një fletore, shkruaj kujtimet e tua, ato që ndjen çdo ditë. Jam e sigurt që do jenë po aq të bukura sa letrat e tua.
S’më ke mërzitur kurrë deri tani, mos mendo gjëra të këqija si këto.
Unë s’e di nëse fytyra ime mund të buzëqeshë por di që pranë teje kam qenë gruaja më fatlume e botës dhe e tillë do mbetem.
Duhet të jetë e marrë një grua që edhe pas dhjetë vjetësh merr ende letra dashurie nga i shoqi në burg dhe nuk ndihet me fat. Ti më ke dhëne vitet e tua më të bukura, ke shkruar për mua poezitë më të bukura të dashurisë, shkrimet e tua më të fuqishme i ke shkruar pranë meje, në të gjitha veprat e tua është një copëz e imja.
Edhe disa vijëza mbi fytyrën tënde a s’janë bërë prej meje Nazim?
Më ngjan se ti dhe unë jemi një njeri i vetëm, kur ti qan dua të qaj, kur ti buzëqesh dua të buzëqesh edhe unë.
Për mua je i pafajshëm. Më dha frymë letra jote. Tani le të presim të lumtur dhe pa mërzi ditën që do të dalësh. Të bëjmë durim, patjetër që një ditë ata do ta shohin të mjaftueshëm dënimin tënd.
Fëmijët dhe të shtëpisë të kanë shkruar letra, po t’i nis. Nga gazeta “Lajmi” mora pesëmbëdhjetë lira. Pagova borxhin e Vedatit. Kam para. Mos ki merak.
Të puth sytë, duart.
Piraje
Po të nis dhjetë lira bashkë me këpucë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Poligloti Petro Zheji
KOSOVË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj