LAJMI I FUNDIT:

Regjisori i “O Sa Mirë”, Ard Islami publikon një bisedë private me “Sasën” në Viber

Regjisori i “O Sa Mirë”, Ard Islami publikon një bisedë private me “Sasën” në Viber

Ardiana Matoshi për momentin është një ndër aktoret më të famshme shqiptare.

Ajo u bë më e njohur edhe e dashur për publikun e gjitha në saje të rolit në serialin më të shikuar “O Sa Mirë”.

Aktoren që është e njohur më mirë si “Sasa” e kemi parë shumë shpesh teksa nxehet me “Xhesikën”, e cila në realitet quhet Arta Nitaj.


Por duket se aktorja edhe në jetën e përditshme bëhet kaq shpejt nervoz dhe nganjëherë nuk e kontrollon vetveten.

Të gjitha lajmet rreth serialit O Sa Mirë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth serialit O Sa Mirë

Kështu ka vepruar edhe gjatë një bisede private me regjisorin e serialit Ard Islamin, ku aktorja i komunikon se nuk mund të arrij në provat zyrtare dhe fillon të shajë.

Ardi më parë ka qenë pjesë edhe e kastës së aktoreve duke luajtur rolin e profesorit të anglishtes, i cili ka dashur të ironizojë me zhvillimet e fundit ku po zbardhen biseda të fshehta të politikanëve.

Më poshtë, mund të lexoni një pjesë të bisedës mes dyshes, të cilën në Instagram e ka bërë publike Ardi. /Telegrafi/