Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ku ka prezantuar planet dhe objektivat e Ministrisë, si dhe ka bashkëbiseduar me profesorët dhe studentët e këtij fakulteti.
Në kuadër të prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ministri Beqaj ka theksuar nevojën e themelimit të Qendrave të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga të cilat kryesorja dhe më e rëndësishmja do të themelohet në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Sipas ministrit Beqaj, Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në hapësirën e këtij fakulteti do të jetë më e madhja në regjion dhe do t’u shërbejë studentëve dhe profesorëve të këtij fakulteti.
“Qendra e parë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të funksionalizohet në bashkëpunim me Universitetin, duke u nisur nga fakti se studentët janë baza e zhvillimit të ideve inovative. Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë në shërbim të studentëve për zhvillimin e koncepteve inovative, do të shërbejë si inkubator biznesi, do të pajisen me laboratorë modernë për shfrytëzim të përbashkët”, tha ministri Beqaj.
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Ahmet Shala, me këtë rast ka shprehur përkrahjen e tij dhe të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në hapësirat që nuk janë duke u shfrytëzuar nga studentët dhe stafi akademik.
Ministri Beqaj gjatë vizitës ka vizituar laboratorët dhe hapësirat e punës së studentëve ku ka bashkëbiseduar me studentë të këtij fakulteti dhe ka parë e dëgjuar shumë storie suksesi për produkte, hulumtime, shpikje dhe testime të realizuara nga mendja kreative e studentëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër