LAJMI I FUNDIT:

Protesta para Kuvendit të Maqedonisë, kërkohet largimi i Nimetz (Video)

Protesta para Kuvendit të Maqedonisë, kërkohet largimi i Nimetz (Video)

Dhjetëra protestues janë grumbulluar para Kuvendit të Maqedonisë për të shprehur revoltën e tyre ndaj vizitës së ndërmjetësit Matthew Nimetz, i cili po qëndron disa metra larg në Holidey In.

Nimetz dje dhe pardje ka qëndruar në Athinë, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror në Greqi, ndërsa sot ka arritur në Shkup për të njëjtin qëllim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nimetz të ndalojë të jetë pjesëmarrës në gjenocidin dhe shkatërrimin e popullit dhe shtetit maqedonas. Do të luftojmë me gjitha mjetet për kthimin e sovranitetit dhe do të ketë revizion të të gjitha vendimeve kontestuese për interesat e shtetit”, thanë protestuesi./Telegrafi/