Ambasada Amerikane në Prishtinë, është prononcuar për Listën e Zezë në të cilën gjenden 25 kosovarë, ku mes tjerash gjenden zyrtarë të lartë të shtetit.
Ambasada Amerikane ka thënë sot për Insajderin se kjo listë përditësohet shpesh varësisht sipas nevojës, duke mos komentuar për zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës që gjenden në atë listë.
“Departamenti i Thesarit i SHBA-ve menaxhon procesin ndërinstitucional të Qeverisë SHBA-ve për përcaktimin e personave për listën e Personave të Përcaktuar Veçanërisht (SDN) të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), në pajtim me ligjin dhe rregulloret e SHBA-ve. Në listën OFAC SDN personat dhe grupet shtohen në bazë të kritereve të vendosura paraprakisht dhe në bazë të një procesi ndërinstitucional të Qeverisë së SHBA-ve”.
Ambasada Amerika në një përgjigje me shkrim dhënë Insajderit, ka sqaruar se kjo listë përditësohet shpesh por që nuk ka orar të përcaktuar dhe se emrat në listë shtohen apo hiqen sipas nevojës.
Më tej në përgjigje thuhet se Ambasada Amerikane nuk komenton raste individuale të personave që janë në listë.
“SDN lista përditësohet shpesh. Nuk ka orar të paracaktuar për këtë por emrat shtohen apo hiqen sipas nevojës. Ne nuk do të komentojmë lidhur me rastet e veçanta të individëve që janë në listë. Ruajtja e integritetit të sanksioneve të SHBA-ve është prioritet i lartë i Shteteve të Bashkuara dhe është parimi shtytës i procesit rigoroz të shqyrtimit nga ana e Thesarit”, thuhet në përgjigje, shkruan Insajderi.
Më 26 janar të këtij viti, Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka vazhduar ndalimin e personave që nuk mund të udhëtojnë në SHBA. Në këtë listë janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit si zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe dy deputetët e kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj (vëllai i kryeministrit të vendit) dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Pavarësisht se Limaj kishte qenë në këtë listë ai më parë kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilltari i Limajt, Endrit Shala para dy viteve ishte prononcuar për këtë çështje ku ai kishte thënë se Limaj gjendet në këtë listë vetëm për shkak të gjykimit të tij nga Haga.
“Emri i Limajt në këtë listë ka të bëj vetëm me gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës. Këtë mund ta vërtetoni në listën zyrtare”, kishte deklaruar Shala.
Po ashtu në këtë listë që nuk mund të udhëtojnë drejtë ShBA-ve është edhe kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Në listë gjendet edhe ish-ushtari i ISIS-it, Lavdrim Muhaxhiri i cili është vrarë gjatë vitit të kaluar në luftërat në Siri. Në Listën e Zezë të SHBA-ve gjendet po ashtu edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje