LAJMI I FUNDIT:

Në Strumicë do të ndërtohet qendër për strehimin e qenve endacak

Në Strumicë do të ndërtohet qendër për strehimin e qenve endacak

Këshilli komunal i Strumicës e ka pranuar nismën e Këshillit të kryekomunarëve të rajonit juglindor planor për të ndërtuar dy qendra pranimi për qentë endacak në Strumicë e Gjevgjeli.

Në ndërtimin e strehimoreve komuna merr pjesë me një shifër të caktuar ta mjeteve të tyre, kurse pjesa tjetër do të sigurohet nga mjete qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kjo komunë mori vendim edhe për disa aspekte infrastrukturore, si edhe për ndihmë financiare për qytetarët e saj, në vlerë prej 230 mijë denarësh./Telegrafi/