LAJMI I FUNDIT:

Negociatat me Greqinë, ku fillon dhe ku mbaron kufiri?

Negociatat me Greqinë, ku fillon dhe ku mbaron kufiri?

Qeveria shqiptare ka zgjedhur të heshtë për negociatat me Greqinë. Ajo pak që dihet është mësuar nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias. Por janë 2 detaje thelbësore për shqiptarët.

Greqia pretendon se Shqipëria ka rënë dakord që Greqia të zgjerojë kufirin detar në 12 milje dhe çështja çame nuk është negociuar. Sot, me kaq sa dimë, është vështirë të gjykohet për produktin final të kësaj serie negociatash komplekse, për sa kohë nuk kemi zyrtarisht një produkt.

Por pohimet e zotit Kotzias ngrenë disa pyetje. A ka pranuar qeveria e Edi Ramës në terma të tjerë atë që negocioi qeveria e Sali Berishës?

Nëse marrëveshja është e ndryshme nga e para, për të cilën socialistët akuzuan demokratët se shitën interesat e Shqipërisë, përse kryeministri Rama apo ministri Bushati nuk japin detaje?

Qeveria shqiptare mund të ketë arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme në kushtet kur vendi po troket në dyert e Bashkimit Europian dhe vota e Greqisë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të mund të jenë vendimtare për vendin.

Por nëse qeveria shqiptare nuk jep detaje, publiku, përfshirë aktorët e ndryshëm politikë, kanë të drejtë të shqetësohen. Nuk është hera e parë që ministri i Jashtëm grek flet përpara homologut shqiptar, në intervista me disa gazetarë grekë, që i ngjajnë një seance llogaridhënie me opinionin publik.

Kurse pala shqiptare ka një lloj sikleti, kur i duhet të flasë për tema si varrezat e ushtarëve grekë, kufiri detar me Greqinë apo çështja çame. Mos vallë Shqipëria ka lëshuar më shumë sesa ka marrë? Mos vallë arritja më e madhe e Shqipërisë është dakordësia e Greqisë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE?

Fiks si në vitin 2009, kur u arrit marrëveshja e parë për kufirin detar dhe Greqia i tha po anëtarësimit të Shqipërisë në NATO? Këto nuk mund t’i dimë për sa kohë qeveria hesht.

Një heshtje totale, jo vetëm për mediat, por edhe për kanalin ekskluziv të informimit, ERTV.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori