LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Bullgaria e intensifikojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Maqedonia dhe Bullgaria e intensifikojnë bashkëpunimin në shëndetësi
Foto: Ilustrim/Arkiv

Maqedonia dhe Bullgaria do ta intensifikojnë bashkëpunimin në shëndetësi, është dakorduar në takimin në Sofje ministrat dikasterial të të dy vendeve Venko Filipçe dhe Kiril Ananiev.

Nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë kumtuan se në takim është potencuar se Republika e Bullgarisë, e cila si anëtare e BE-së nga sivjet e ndërmerr kryesimin me Këshillin Evropian, i respekton të gjitha rregullativat juridike dhe bashkëpunimi i përbashkët paraqet hap të madh në drejtim të implementimit të standardeve evropiane në sistemin shëndetësor të Maqedonisë.

Gjithashtu, është dakorduar që në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë të formohet grup pune i cili intensivisht do të punojë në implementimin e standardeve evropiane me mundësi të marrjes së ndihmës energjetike nga Republika e Bullgarisë për avancimin e shumë segmenteve nga sistemi shëndetësor konform standardeve të BE-së.


Delegacionit të Maqedonisë, siç publikoi pala bullgare, i janë prezantuar ligjet për shëndetësi, për barna për mjekësi humane, për institucionet shëndetësore, për organizatat profesionale, për pajijset mjekësore dhe Rregulloren për rregullimin dhe regjistrimin e çmimeve të barnave në Bullgari.

Të dy ministrat janë dakorduar që Agjencia bullgare për Barna t’iia ofrojë laboratorin e saj për testimin e barnave nga Maqedonia. Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barna, Sena Stoimenova e mori angazhimin që të bëhet listë e aparaturës me të cilën disponon laboratori i tyre që të mundet pala e Maqedonisë të vlerësojë në cilat raste mund ta përdorë. Ministri Ananiev ka propozuar që të dyja palët të mendojnë për marrëveshje të re në fushën e shëndetësisë./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori