LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mungojnë librat nëpër shkolla, mësimdhënës e prindër ngrejnë zërin (Video)

Maqedoni, mungojnë librat nëpër shkolla, mësimdhënës e prindër ngrejnë zërin (Video)
Foto: Ilustrim

Kanë libra, por nuk i përdorin, ndërsa edhe ato që përdorin ose kanë gabime, ose nuk janë të përshtatshme. Nxënësit shqiptar në shkollat fillore tashmë një kohë po ballafaqohen me këtë problem. Rreth 700 nxënësit e shkollës fillore Faik Konica në fshatin Sllupçan të Kumanovës po mësojnë pa libra në disa lëndë.

“Lëndët me të cilat kemi më së shumti probleme janë lëndët e inovacionit, që nuk kemi libër për nxënësit. Arsimtarët dhe nxënësit gjinden në mënyra të ndryshme. Në librin e muzikës për ciklet e larta, edhe atje kemi probleme. Arsimtarët, prindërit dhe nxënësit nuk pajtohen me këtë libër. Mund të themi se kemi tekstet por nuk përshtaten për nxënësit shqiptar”, tha Negaip Avdija, drejtor i shkollës fillore “Faik Konica” – Sllupçan.


Lënda e muzikës, edhe pse ka libra, nuk përdoren sepse mësimdhënësit dhe prindërit kanë refuzuar duke e cilësuar si të pakuptimtë. Ushtrimoret e bazave të arsimit teknik disa janë të detyruar të përdorin në gjuhë maqedonase, ndërsa probleme kanë edhe gabimet në librat për lëndët e tjera si fizika e kimia.

Profesori i kimisë, Vebi Jahiu thekson se në librin që ai përdor ka gabime të shumta në përkthim dhe përshtatje.

“Kanë edhe disa mangësi. Së pari kanë vërejtur disa gabime në përkthim. Nuk e di si janë versionet në gjuhën angleze dhe në gjuhën maqedonase, por mendoj se në të ardhmen librat duhet t’i përkthejnë profesionist që e njohin kiminë por edhe gjuhën nga e cila përkthehen”, tha Vebi Jahiu, mësimdhënës i lëndës së Kimisë në SH.F. “Faik Konica”.

Por me këtë problem po ballafaqohen edhe shkolla të tjera të rajonit, por edhe më gjerë. Zëvendësdrejtori i shkollës fillore “Kultura” nga fshati Mateç, Ibrahim Bakiu na njofton se ata kanë problemet e ngjashme, ndërsa në mungesë të zgjidhjes, thotë se mësimdhënësit po gjinden si po munden.

“Mësimdhënësit me angazhimin e vet, duke u angazhuar nëpër faqe të ndryshme të internetit mundohen që sado pak ta zbusin këtë mungesë dhe përmes fotokopjimit të materialeve, ose teknika të ndryshme si diktimi, mundohen që sado pak të arrijnë që deri diku t’u japin nxënësve dijen që kanë nevojë ta marrin”, tha zv/drejtori i SH.F. “Kultura” – Mateç.

Çështjen e mungesës së librave e kanë ngritur disa herë mësimdhënës e prindër, të cilët nëpërmes debateve të ndryshme dhe reagimeve të ndryshme kanë kërkuar me këmbëngulje që nxënësve shqiptarë t’u afrohen libra më kualitativ, më adekuatë dhe më mirë të përpunuar./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori