Këshilli për Mbrotjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, thotë se Ministria për Punë të Brendshme, ajo e Mjedisit dhe Komuna e Prishtinës i kanë “shpallur luftë” dy ndotësve të ajrit, veturave si ndotës i madh dhe heqja nga tregu i shitjes së thëngjillit, si ndotës minor kolateral kurse e kanë amnistuar kryendotësin apo “vrasësin” e ajrit në Prishtinë dhe rrethinë, termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
“Paralajmërimi i kufizimit apo ndalimit të hyrjes së automjeteve në Prishtinë është diskriminues dhe do të prodhojë kaos në trafik sikur edhe shumë probleme për të punësuarit. Prishtina nuk ka kapacitet të parkingjeve për vendosjen e gjitha veturave në periferi të qytetit e as kapacitet për transportimin e udhëtarëve me autobus nga vendi ku i lënë veturat, deri te vendi i tyre i punës, shkollimit, banimit apo objektet shëndetësore dhe institucionale”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Sipas këtij këshilli, ndarja e veturave sipas numrit të fundit të tabelës në tek dhe çift do të ishte zgjedhje e përkohshme që e mbanë nën menaxhim kaosin e mundshëm në trafik.
“Nëse ndalohet hyrja në qytet e të gjitha veturave, Prishtina do të paralizohej kurse lejimi selektiv i hyrjes së veturave do të ishte diskriminim. Në këtë rast do të lejohej vetëm hyrja e veturave që janë të domosdoshme si : e ndihmës së shpejtë , policisë , zjarrfikësve , furnizuesve , taksive dhe disa shërbimeve të domosdoshme. Kjo , në mungesë të sqarimit të mjaftueshëm për qytetarë , do të shkaktojë bllokim të qytetit”, thuhet tutje në reagim.
Gjithashtu sipas KMDLNj-së, ndalimi i shitjes së thëngjillit në treg do të ishte rrezikim i shëndetit të kategorive sociale që janë përdoruesit (për shkak të gjendjes së rëndë materiale) të ngrohjes me thëngjill.
“Nëse qeveria apo komuna e Prishtinës ua siguron një mundësi alternative për ngrohje, atëherë edhe mund të ndalohet shitja e thëngjillit për ngrohje.
Pastaj, nëse i referohemi njohësit më të besueshëm për mbrojtje të mjedisit në Kosovë, z. Luan Shllaku ngrohja me thëngjill është ndotës i papërfillshëm i mjedisit krahasuar me dy “vrasësit“ e mjedisit në Prishtinë dhe më gjerë. Termocentralet Kosova A dhe B dhe cilësia e dobët e karburanteve, veturat dhe mjetet e tjera të transportit që për këtë arsye emetojnë gazra helmues shumëfishë mbi vlerat e lejuara”, thuhet tutje në reagim.
Theksohet se ‘mjedisit në Kosovë po i shtohet edhe një “vrasës” tjetër , Kosova e Re që po ndërtohet pa debat dhe pa përfillur sugjerimet e ekspertëve mjedisorë. Politika e kriminalizuar vendore dhe ndërkombëtare, për fitime të mëdha materiale kanë kontribuar në ndotjen e madhe të mjedisit në Kosovë përmes importimit të karburanteve me cilësi shumë të dyshimtë e që nuk kontrollohen fare e sidomos me dyshim “vrasës” të ambientit, Termocentrali Kosova A dhe Kosova B dhe i treti që po vjen, Kosova e Re’.
“Nëse e marrim si bazë ruajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës si e drejtë elementare e njeriut, improvizimet e çastit që po propozojnë institucionet qendrore dhe lokale nuk janë zgjidhje e mirë por zgjedhje e dhunshme emergjente që në planin afatgjatë vetëm sa do ta përkeqësojnë ekosistemin në Kosovë dhe shëndetin e qytetarëve të saj”, thuhet në përfundim të reagimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A