Pesë vjet e gjashtë muaj burgim dhe 25 mijë euro gjobë ndaj dy personave për shpëlarje të parave
Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.L dhe J.L1, të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shpëlarja e parave dhe veprën penale shmangia nga tatimi.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë, të pandehurin J.L për veprën penale ‘Shpëlarja e parave’ dhe Financimit të Terrorizmit, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë mijë euro, ndërsa për veprën penale shmangie nga tatimi, në mungesë të provave është liruar nga akuza.
Ndërkaq, i pandehuri J.L1, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje shpëlarja e parave dhe financimit të terrorizmit, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetë mijë.
Të pandehurit obligohen që në afat prej tridhjetë (30) ditëve, pasi aktgjykimi të marr formën e prerë, palës së dëmtuar Buxhetit të Kosovës, t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në vlerë prej 274,362.36 euro.
“Të pandehurit akuzohen se nga viti 2005 deri në vitin 2010, në bashkëkryerje kanë bërë pastrimin e parave të fituara, duke keqpërdorur autorizimet në ekonomi, ashtu që kanë bërë tregti brenda dhe jashtë territorit të Kosovës për blerjen e mallrave nga Republika e Kinës dhe atë këpucë. Fillimisht kanë deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në bankat afariste në Kosovë pastaj i kanë transferuar në bankat e Kinës për t’i furnizuar me mallra subjektet e tyre afariste, përkatësisht N.T. ‘M….’ me pronar J.L dhe N.T.P. ‘R….’ me pronar J.L1, nga rrjedhë se shuma e mjeteve të transferuara pa import të mallit për këto dy subjekte afaristë kap vlerën e 1.739.362.66 euro, për të cilat nuk është justifikuar prejardhja e parave të transferuara jashtë vendit e që në rastin konkret janë munduar të fshehin apo maskojnë natyrën apo burimin e vërtet të kësaj pasurie që për të pandehurit kap shumën totale prej 274.362.36 euro që nënkupton shumën e parave të shpëlarja”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët