LAJMI I FUNDIT:

Numri rekord i amendamenteve të OBRM-PDUKM-së, tentim për bllokimin e punës së Kuvendit

Numri rekord i amendamenteve të OBRM-PDUKM-së, tentim për bllokimin e punës së Kuvendit

Partia opozitare OBRM-PDUKM ka dorëzuar mbi 30 mijë amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që paraqet numër rekord për një ligj një historinë e Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa rekordin e deritanishëm e ka mbajtur BDI-ja, me 15 mijë amendamente për Ligjin e ‘branitellave’.

Nga OBRM-PDUKM thonë se qëllimi nuk është që të bllokohet puna e Kuvendit, por që të përmirësohet, siç thonë, teksti i ligjit jokushtetues, që e lë pas dore përdorimin e gjuhës maqedonase dhe zbatimi i saj sjell shpenzime serioze për shtetin.

“Nëse është qëllimi të përmirësohet përmbajtja e ligjit, të harmonizohet aty ku ata mendojnë se nuk është i harmonizuar me Kushtetutë, sigurisht do të dorëzojnë 20, 15 ose 10 amendamente. Ligji nuk ka Nene që të mund aq të refuzohet. 35 mijë amendamentet e ligjit flasin se qëllimi është që të pengohet miratimi i ligjit, që është synim legjitim i opozitës, por në situatën aktuale politike, ata nuk po nxjerrin leksion nga e kaluara e afërt dhe do të vazhdojnë kështu”, tha për Alsat M, profesor universitar Nikolla Dujovski.


Sipas rregullores së Kuvendit, në këtë fazë deputetët mund të parashtrojnë amendamente vetëm mbi vërejtjet e nënvizuara nga presidenti i shtetit. Kjo hap dilemën nëse të gjitha amendamentet e OBRM-PDUKM-së ndërlidhen me vërejtët e Ivanovit ose nëse nuk bazohen atëherë mund edhe të hidhen poshtë, ndërsa nga Kuvendi nuk ka informatë zyrtare se si do të menaxhohet debati për ligjin e gjuhëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori