LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili e merr seriozisht furnizimin e spitaleve me barna nga lista esenciale

Ministri Ismaili e merr seriozisht furnizimin e spitaleve me barna nga lista esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, si duket e ka marrë  seriozisht furnizimin e spitaleve me barna nga lista esenciale.

Edhe pse sot ditë pushimi, Ismaili ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve Rajonale dhe ata të klinikave në QKUK, së bashku me udhëheqësit e Barnatores Qendrore, me të cilët ka diskutuar për furnizimin me barna, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se në këto spitale dhe klinika duhet dhe do të ketë furnizim stabil me barna.


“Spitalet Rajonale dhe klinikat e QKUK-së do të kenë furnizim më të mirë me barna dhe me material shpenzues. Që kjo të ndodhë sa më parë, sot thirra në takim mobilizues drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve rajonale, si dhe udhëheqësit e Barnatores Qëndrore”, ka treguar Ismaili.

Më tej Ismaili ka shpjeguar se nga ta ka kërkuar që të shtojnë përgjegjësinë në punë dhe të forcojnë bashkëpunimin mes tyre.

“Nga ta kërkova që të shtojnë përgjegjësinë dhe bashkëpunimin mes tyre, dhe të jenë agjentë të ndryshimit të gjendjes në këtë sektor”, ka shtuar ai.

Ministri ka thënë se ky mandat do të jetë mandat i ndryshimit në shëndetësi, dhe se ai të jetë aleat dhe mbështetës i të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij ndryshimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori