LAJMI I FUNDIT:

Pro-rusi Zeman rizgjidhet President i Çekisë

Pro-rusi Zeman rizgjidhet President i Çekisë

Milos Zeman, u rizgjodh President i Çekisë të shtunën. Ishte një fitore e ngushtë, ndaj rivalit të tij pro-evropian, Jiri Drahos. Zeman është figura e fundit e njohur të politikanëve aktivë nga periudha e tranzicionit postkomunist të vendit në vitet 1990.

Kandidati ish-komunist dhe populist Zeman mori 51.36 për qind të votave ndërsa kundërshtari i tij Drahos 48.63 për qind.

73-vjeçari Zeman, ish-kryeministër i krahut të majtë, përfaqëson votuesit më të varfër dhe ruralë me një nivel më të ulët arsimimi.


Ndërsa ish kreu i Akademisë së Shkencave të Çekisë dhe rishtar në politikë Drahos, 68 vjeç, u bëri thirrje qytetarëve më të pasur dhe të arsimuar.

Pasi uroi Zemanin për fitoren e tij të ngushtë, Drahos u tha mbështetësve në Pragë se “ne nuk fituam, por as nuk kemi humbur”, duke u zotuar se ai nuk do të tërhiqej nga jeta publike.

Ish-këshilltari politik i presidentit Vaclav Havel dhe analisti politik Jiri Pehe tha se rezultati shfaqi “polarizimin shumë të thellë” të shoqërisë çeke, e cila është “e ndarë në mes” përgjatë linjave rurale-urbane dhe populiste-liberale, pasqyrim i polarizmit kudo në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Disa banorë të Pragës shprehën shqetësim për të ardhmen.

“Shpresoj se ky rezultat nuk do të ketë një efekt kaq të keq në jetën e secilit prej nesh. Për mendimin tim, fakti që ka njerëz të mirë është më e rëndësishme se sa një njeri jo aq i mirë në Kështjellën e Pragës” thotë Prokopi, një votues.

“Unë mendoj se Milos Zeman në 5 vitet e fundit nuk ka patur arritje. Shpresoj se nuk do të jetë aq keq sa duket”, shprehet Matej.

Milos Zeman, i cili është bërë i njohur për retorikën e tij anti-imigracionit dhe anti-muslimane është një aleat i ngushtë i kryeministrit populist miliarder Andrej Babis, lëvizja e të cilit ANO (“Po”) shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet e tetorit.

Me dy populistë në krye, Republika Çeke ka gjasa të bëhet më kritike ndaj politikave të Bashkimit Evropian për çështje si emigracioni.

Edhe pse vendi me 10.6 milionë banorë ka marrë vetëm 12 emigrantë nën sistemin e kuotave të BE-së, emigracioni ishte një çështje e rëndësishme e fushatës.

Kremlini përgëzoi fituesin në një deklaratë duke thënë se “Vladimir Putin thekson vlerësimin e Rusisë në qëndrimin e Zeman ku favorizohen marrëdhëniet miqësore ruso-çeke”. /VOA /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori