LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu transferon dy futbollistë nga kampionati suedez, i huazon te Trepça ‘89

Skënderbeu transferon dy futbollistë nga kampionati suedez, i huazon te Trepça ‘89

Skënderbeu humbi në Gjirokastër, megjith atë në merkato nuk ka të ndalur.

Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se bardhekuqtë kanë siguruar shërbimet e dy lojtarëve të formuar në Suedi.

Kosovari Egzon Sekiraca dhe palestinezi Mohamed Al Kajed janë zyrtarisht nën pronësi të korçarëve prej ditës së djeshme.


Futbollistët në fjalë disponojnë edhe pasaportë suedeze dhe janë dy elementë, që cilësohen të vlefshëm për të ardhmen.

Egzon Sekiraca është një organizator me tipare të mira në lojën sulmuese. I dalë nga Malmo, kosovari i lindur në Suedi është huazuar fillimisht tek Kristiansand në Kategorinë e dytë suedeze, për të kaluar mandej në radhët e Angelholmit.

Sezonin e kaluar 24- vjeçari luante me ekipin e Rozengardit në kampionatin suedez dhe në 70 takime në Divizionin e Parë, arriti të shënojë 10 gola dhe të jepte dy asiste.

Bëhet fjalë për një futbollist, i cili mund të garantojë lojtarin “xhol” për trajnerin Ilir Daja në sezonin e ardhshëm si një pikë lidhëse e mesfushës me sulmin, duke parë që tiparet e tij prej organizatori janë të theksuara. Sekiraca, gjithashtu mund të luajë edhe si mesfushor krahu, si majtas ashtu edhe djathtas.

Nga ana tjetër, palestinezi Al Kajed luan me Kombëtaren U-23 të Palestinës. Si një mesfushor defensiv, 20-vjeçari, për shkak të moshës së re, shihet si një nga lojtarët më premtues në vendin e vet. Ashtu si Sekiraca, edhe palestinezi Al Kajed ka dalë nga ekipi i Malmos, ndërsa deri para se të bëhej pjesë e Skënderbeut, luante në këtë vend me Prespa Birlik. Në kombëtaren palestineze, ai numëron 5 paraqitje.

HUAZIMI – Duke u nisur nga të dhënat e dy futbollistëve dhe fakti që kanë dalë nga një klub i madh i futbollit suedez si Malmo, Skënderbeu nuk ka dashur të humbë kohë në këtë tratativë dhe ka arritur të bëjë të vetët lojtarët në fjalë, duke firmosur me secilin prej tyre nga një kontratë për dy vite e gjysmë.

Në të tilla kushte, trajneri Ilir Daja, duke pasur të plotë ekipin me 25 lojtarë,ka zgjedhur që t’i huazojë tek ekipi i Trepçës në Kosovë deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar Skënderbeut në qershorin e këtij viti. Pas gjashtë muajsh huazimi, ata do të vihen nën urdhrat e Ilir Dajës,i cili gjatë kësaj kohe do të ketë mundësinë që të ndjekë nga afër zhvillimin e të dy futbollistëve nën drejtimin e Gugash Maganit, në ekipin kosovar.

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori