LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM me numër rekord të amendamenteve për Ligjin e gjuhëve

OBRM-PDUKM me numër rekord të amendamenteve për Ligjin e gjuhëve

OBRM-PDUKM deri më tani ka dorëzuar rreth 35.000 amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili ditën e hënë do të jetë në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky numër nuk është përfundimtar, sepse në Kuvend vazhdojnë të arrijnë amendamente nga opozita. Kjo nënkupton se ky Ligj nuk do të mund të miratohet për një periudhë më të gjatë, duke pasur parasysh që sipas procedurës, për shpalosje të çdo amendamenti janë paraparë nga 3 minuta.

Përndryshe, ky është numri rekord i amendamenteve të dorëzuara për një ligj. Deri më tani numri rekord ëshë mbajtur nga BDI, me 15.500 amendamente për Ligjin për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë në vitin 2012.

Partia opozitare, OBRM-PDUKM e cila nga mesi i dhjetorit bojkoton punën e Kuvendit, ka paralajmëruar se ditën e hënë do të kthehet për të marrë pjesë në diskutimin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Kalo në kategori