LAJMI I FUNDIT:

Arrin në 70 numri i amendamenteve të dorëzuar nga OBRM-PDUKM për Ligjin e gjuhëve

Arrin në 70 numri i amendamenteve të dorëzuar nga OBRM-PDUKM për Ligjin e gjuhëve

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së deri më tani ka dorëzuar 70 amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, ndërsa cili do të jetë numri i plotë, sipas Vllatko Gjorçev, do të varet nga përgjigja e shumicës parlamentare ndaj kërkesave të tyre për tërheqjen e tekstit dhe dialogun, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë, Gjorçev tha se ata janë të gatshëm të diskutojnë për ligjin, për të cilin vlerësojnë se duhet të miratohet me konsenzus, duke shtuar se teksti i ligjit duhet të përgatitet me dialog, që nënkupton avancimin e të drejtave jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për gjuhët e bashkësive më të vogla etnike dhe njëkohësisht do të jetë në pajtim me Kushtetutën e vendit.

Gjorçev shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të jenë të pranishëm në Kuvend vetëm për pjesën që ka të bëjë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokim rrugësh

Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokim rrugësh

Lajme
Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Kronika e Zezë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori