Dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. Pas 13 viteve punë në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga detyra e Sekretarit të Qendrës në Besianë, Blerim Maqastena.
Këtë, Maqastena e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se bindja politike, sakrifica dhe përkushtimi, që dikur ishin vlera të padiskutueshme, sot janë zëvendësuar me lakmi, pozita e privilegje.
“Këtë na e tregon edhe gjuha me të cilën më kanë sulmuar mua dhe të tjerët, vetëm pse nuk pajtohemi me eliminimet politike që kishin marrë trajtë shqetësuese”, ka thënë Maqastena, përcjell Telegrafi.
Ndër të tjera, ai ka akuzuar Kurtin se ka etiketuar dhe manipuluar me aktivistët e Vetëvendosjes, për interesa të tij.
“Albin, aktivistët që deri dje ishin shokë të ngushtë në mes veti i ktheve kundër njëri tjetrit, duke etiketuar e duke manipuluar. E keqpërdor besimin e pakusht që njerëzit e kishin për juve. Tani as njerëzit e afërt me juve nuk do të besojnë. Sepse besimi ka për bazë dashurinë për tjetrin. Këtë gjë ata nuk e kanë më, sepse ti u a mësove të kundërtën, Për 1 vit rresht dhe shembull për modelin e ri të aktivistit, vetëm e vetëm që të zgjidhesh Kryetar. Tani nuk e kam të qartë se çfarë të duhet bajraktari kur më askush nuk beson në juve”, ka thënë ndër të tjera Maqestena./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare