LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Arsenal – Chelsea

Statistika, analizë dhe parashikim: Arsenal – Chelsea
LONDON, ENGLAND - JANUARY 10: Eden Hazard of Chelsea is closed down by Mohamed Elneny of Arsenal during the Carabao Cup Semi-Final First Leg match between Chelsea and Arsenal at Stamford Bridge on January 10, 2018 in London, England. (Photo by Darren Walsh/Chelsea FC via Getty Images)

Arsenal dhe Chelsea do të takohen sonte për të përcaktuar finalistin e dytë të Carabao Cup. Kjo është ndeshja e tretë brenda vitit 2018 mes këtyre dyja klubeve, ku që të triat kanë përfunduar baras. Theksojmë se në takimin e parë në këtë garë nuk u realizua asnjë gol.

Vendi: The Emirates, Londër
Koha: 24 Janar (e martë), 21:00

Stadiumi The Emirates ka kapacitet prej ‎59,867 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve


Arsenal

Arsene Wenger ka konfirmuar se Danny Welbeck dhe Olivier Giroud janë ende të lënduar dhe nuk do të shfaqen në takimin e sotëm.

Henrikh Mkhitaryan nuk ka të drejt të shfaqet në këtë garë pasi që kishte veshur më parë fanellën e Manchester Unitedit.

Aaron Ramsey do ta luajë nëse shërohet në momentet e fundit, ndërsa Nacho Monreal do të kryej testet e fundit fizike.

David Opsina do të kthehet në gol pasi pati paraqitje të mira në garat e Kupës.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Chelsea

Pedro dhe Alvaro Morata janë në dispozicion sërish pasi kryen pezullimin në ndeshjen e fundjavës, por Antonio Conte ka zbuluar se ky i fundit është përjashtuar pas një lëndimi.

Thibaut Courtois është kthyer pas lëndimit, por nuk do të rrezikohet në Emirates, ndërkohë që janë në pikëpyetje Danny Drinkwater dhe Gary Cahill.

Andreas Christensen ka pësuar një dëmtim në kokë në fitoren 4-0 të së shtunës në Brighton, por Antonio Conte këmbëngul se është në gjendje të paraqitet kundër Arsenalit.

Ross Barkley ishte në bankën rezervë kundër Brightonit, por pritet që debutoj në këtë takim.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Arsenali në pesë ndeshjet e fundit ka një fitore dhe dy barazime dhe po aq humbje në të gjitha garat.

Arsenali ka shënuar nëntë gola në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat

Arsenali ka pranuar nëntë gola në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Chelsea në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tre barazime në të gjitha garat.

Chelsea ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Chelsea ka pranuar një gol në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Formacionet e mundshme

Analizë

Arsenali e mbajti portën të pastër kundër Chelseat, megjithëse kjo e fundit kishte disa raste për shënim.

Katër ndeshjet e fundit në mes të dy skuadrave kanë përfunduar në barazim dhe Arsenali do të duhet ta thyejë këtë trend për të siguruar në vend në finale, ku po i pret Manchester City.

Chelsea janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e tyre të fundit dhe kanë shënuar një fitore në pesë takimet e fundit.

Ndërkohë, Arsenali iu rikthye fitoreve gjatë fundjavës pas katër ndeshjeve të njëpasnjëshme pa triumfe.

Parashikim

Arsenal 2-1 Chelsea

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori