LAJMI I FUNDIT:

Jovo Vangellovski padit gjykatësen Lidija Nedellkova

Jovo Vangellovski padit gjykatësen Lidija Nedellkova

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, më 18 janar të këtij viti në Prokurorinë Themelore në Shkup ka dorëzuar padi kundër gjykatëses Lidija Nedellkova.

Për këtë procedurë dje është njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor dhe prokurori i cili do të veprojë me padinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Gjykata e Lartë thonë se Lidija Nedellkova ka përgatitur letër me përmbajtje të pavërtetë, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Penale, pasi e njëjta e gjykatë ka kërkuar mendim se si të veprojë me hetimet e Prokurorisë Speciale.

Ata më tej shtojnë se gjykatësja Nedellkova vetë ka vendosur dhe ka dhënë njoftime se si Gjykata Penale të sillet me lëndët e PSP-së.

Në vendimin e Nedellkovës, për të cilin nuk janë njoftuar anëtarët tjerë thuhet se PSP për çdo hetim duhet të legjitimohet dhe të tregojë kompetencat e saj para gjykatës./Telegrafi/