LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët turq të pastrimit, hapin bibliotekën me libra të hedhura

Punëtorët turq të pastrimit, hapin bibliotekën me libra të hedhura

Një bibliotekë në Ankara i jep kuptim të ri nocionit se “librat janë të përjetshëm”.

Pastruesit e mbeturinave në kryeqytetin turk, kanë hapur një bibliotekë publike të përbërë tërësisht nga librat e destinuara për në koshat e mbeturinave, shkruan CNN.

Biblioteka, e vendosur në lagjen Çankaya të Ankarasë, u themelua pasi punëtorët sanitar filluan të mbledhin libra të hedhura.


Me muaj këta punëtorë mblodhën librat e hedhura. Pasi u hap lajmi për ta në publik, banorët filluan të dhurojnë libra drejtpërdrejt tek ta.

Fillimisht, librat ishin për huazim vetëm për punonjësit dhe familjet e tyre. Por, ndërsa koleksioni u rrit dhe interesimi u përhap në të gjithë komunitetin, biblioteka u hap për publikun në shtator të vitit të kaluar.

“Kemi filluar të diskutojmë idenë e krijimit të një biblioteke nga këto libra dhe kur të gjithë e mbështetën atë, ky projekt u konkretizua”, tha kryebashkiaku i Çankayas, Alper Tasdelen, qeveria lokale e të cilit mbikëqyri hapjen e bibliotekës.

Sot biblioteka ka mbi 6,000 libra duke filluar nga letërsia. Ekziston edhe një seksion i popullarizuar për fëmijë me libra komikë dhe një seksion i tërë për kërkime shkencore. Librat në anglisht dhe frëngjisht gjithashtu janë në dispozicion për vizitorët dygjuhësh.

Biblioteka është vendosur në një fabrikë të vjetër me tulla, në selinë e departamentit për ujëra të zeza të qytetit.

Librat jepen në baza dyjavore, të cilat mund të shtyhen nëse ka nevojë.

“Nga njëra anë, kishte nga ata që i linin këto libra në rrugë, ndërsa në anën tjetër kishte të tjerë që po i kërkonin këto libra”, tha Tasdelen.

Koleksioni u rrit aq shumë sa që biblioteka tani i huazon librat shkollave, programeve arsimore, madje edhe burgjeve.

“Mësuesit e shkollave të fshatit nga e gjithë Turqia po kërkojnë libra”, tha Tasdelen. Qeveria e qytetit gjithashtu punësoi një punonjës me orar të plotë për të menaxhuar bibliotekën.

Biblioteka shpesh është e mbushur me fëmijë të punonjësve komunalë dhe nxënësve të shkollave të afërta. Ka edhe një sallë pritjeje për lexuesit dhe një tabelë shahu për vizitorët. Biblioteka është veçanërisht e popullarizuar për çiklistët që shfrytëzojnë kohën e pushimit për një lexim të shpejtë dhe një filxhan çaji.

“Para kësaj, kisha dëshirë që të kisha një bibliotekë në shtëpinë time. Tani kemi një bibliotekë këtu”, tha për mediat shtetërore Serhat Baytemur, një mirëmbajtës 32-vjeçar i mbeturinave. /tesheshi.com/

Në trend Kultura

Më shumë
Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Kulture
Dëshmitë e Viktor Çamit: Faktori K dhe Enver Hoxha

Dëshmitë e Viktor Çamit: Faktori K dhe Enver Hoxha

Zinxhiri i mbijetesës

Zinxhiri i mbijetesës

Filmi
KY ÂSHT NJI VARG

KY ÂSHT NJI VARG

Poezi
Maestro Janaq Paço

Maestro Janaq Paço

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Kalo në kategori