LAJMI I FUNDIT:

Aloe vera shëron sëmundjet e lëkurës dhe qetëson problemet e lukthit

Aloe vera shëron sëmundjet e lëkurës dhe qetëson problemet e lukthit

Xheli i cili përftohet nga fletët e aloa verës ndikojnë kundër psoriazës, akneve, hemorroideve dhe artritit reumatik. Mund ta përgatitni si pije për qetësim të lukthit apo për forcim të imunitetit.

Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com

Aloe vera, është bimë të cilën nga kohët e lashta përdoret për shërim dhe zbukurim.


Xhelatina nga fletët përmban polisaharide dhe lipide, të cilat kanë cilësi shëruese, ndërkaq lëngu përmban antrakinone, p.sh. aloin A dhe B, të cilët kanë cilësi laksative.

Xhelatina stimulon sistemin e imunitetit të organizmit, mirëpo ka ndikim edhe antibiotik, kundërinflamator dhe antiseptik.

Kjo e bën shumë të dobishëm për shërimin e sëmundjeve të caktuara të lëkurës siç janë ekzemat e ndryshme dhe psoriaza.

Sot xhelatina (xheli) ka përdorim të gjerë për zbutjen, njomjen dhe shërimin e vragave nga djegiet (duke përfshirë edhe djegiet nga dielli), vragat, aknet, pëlcitjet anale dhe hemorroidet.

Duke pasur parasysh që aloe vera është laksativ i fuqishëm, mjekët popullorë rekomandojnë që,para së gjithash,të përdoret si ilaç për përdorim të jashtëm.

Pijet nga aloe vera duhet të merren në sasi të kufizuara. Ale verën nuk duhet ta marrin fëmijët, shtatzënat dhe nënat që ushqejnë foshnjat me qumësht gjiri, por nuk duhet të përdoret as kur vuani nga uremia (teprica e urinës në gjak) apo nëse vuani nga çrregullimi i punës së veshkave dhe të mëlçisë.

Me rastin e përdorimit të jashtëm, për shembull në djegie, zbut dhembjen dhe përshpejton shërimin.

Është e mundshme që urina e personave të cilët marrin aloe verën të ketë ngjyrë të kuqe, gjë që është dukuri krejtësisht e parrezikshme.

Te teprimi i aplikimit mund të ndodhë mungesë e elektroliteve, posaçërisht të kaliumit, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për organizmin.

Në formë kremi, spreji dhe pikash aloe vera është mjet ideal për kurën e lëkurës, alergjitë, shërimin e plagëve dhe djegieve, ndaljen e rrjedhjes së gjakut nga plagët, te dhembjet në nyja dhe muskuj, për kurën e dhëmbëve dhe të gavrës së gojës, kurën dhe sëmundjet e syve, për akne, kundër zbokthit…

Duke pasur parasysh ndikimin e mirë në lëkurë, aloe vera ka aplikim shumë të gjerë në kozmetikë.

Njomë shkëlqyeshëm lëkurën sepse depërton deri në shtresën më të thellë të dermës, rinon lëkurën sepse shton krijimin e fibroblasteve tetë herë më shpejt se ajo që është normale dhe në atë mënyrë përshpejton shërimin e plagëve.

Është e shkëlqyeshme në mjetet për lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të dëmtuar, zbut dhe eliminon njollat e pleqërisë në duar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori