Identiteti shqiptar përmes letërsisë së Ismail Kadares, tjetri që vjen nga Perëndimi, tjetri që vjen nga Lindja, tjetri brenda botës shqiptare, tjetri (fqinjët) në veprën e Kadaresë dhe “from other, to mother, duke kapërcyer tjetërsinë”, janë çështjet për të cilat profesoresha Ke Jing (albanologe dhe ballkanologe) ligjëroi në Akademinë e Shkencave.
Studimi “Katër të tjerë në veprën e Kadaresë” u kushtohet raporteve të vetes me tjetrin në historinë e popullit shqiptar, përmes një shqyrtimi në rrafsh antropologjik, letrar e kulturor. Autorja, duke iu referuar tipologjisë së identiteteve të pranishme në veprën e Kadaresë dhe stereotipeve tradicionale ballkanike, i përgjigjet pyetjes se cili është receptimi i autorit për të huajin; spikat ndërlikimet historike në procesin e formimit të identitetit shqiptar në kushtet e trysnive të shumanshme të brendshme e të jashtme; rishqyrton në mënyrë kritike raportet midis përbërëseve gjuhësore, historike, kulturore dhe fetare në procesin e vet-identifikimit kombëtar shqiptar, duke iu referuar edhe polemikave të dekadave të fundme dhe duke sjellë kontribute origjinale për një lexim ndryshe të veprës letrare të Kadaresë.
“Ismail Kadare, nëpërmjet krijimtarisë së veprave të tij ka luajtur një rol jashtëzakonisht të madh në ndërtimin edhe rindërtimin e identitetit shqiptar. Dikush mundet që të mos e pranojë këtë pikëpamje, por unë mendoj se letërsia është gjithmonë e lidhur ngushtë me politikën, prandaj tek lexuesi ndikon shumë. Lexuesit nuk kanë shumë informacione dhe kuptojnë atë lexojnë”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse në veprën e Kadaresë ka gjëra të cilat shkrimtari ka dashur që t’i fsheh nga koha, ajo thotë: “Nuk mundet të them se ka dashur që të fsheh diçka, por ndoshta ka dashur të shtojë ndonjë gjë. Për shembull, te ‘Kështjella’ ka shtuar se Shqipëria ka dhënë një kontribut të madh në mesjetë për të mbrojtur Evropën, duke luftuar kundër osmanëve. Kjo gjë, në kohën që e ka shkruar nuk ka qenë epiqendra, sepse në atë kohë feja nuk mund të spikatej aq shumë. Ndoshta në atë kohë nuk ka pasur mundësi, ndërsa tani po. Njerëz të ndryshëm, ndoshta kanë mendime të ndryshme lidhur me retushim. Unë e quaj retushim kur një tekst ka ndryshuar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë
Dhjetë shkronjat që dikur ekzistonin në alfabetin anglez
“Përtej”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles