Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, dikur kryetari i FBK-së dhe gjithmonë i afërt me sportin, ka komentuar nënshkrimin e Rregullores për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Nënshkrimi i kësaj rregullore ishte hapi i fundit i Ligjit për sponzorimin në sport, kulturë dhe rini, që kishte një vit që ishte votuar në parlament. Nga tani klubet sportive, mund të kenë përfitime nga sponzorizimet e bizneseve të ndryshme, pasi atyre u mundësohet kjo, duke iu zbritur nga tatimi që paguajnë.
Sipas Gashit i cili ka vite të tëra pranë sportit, ky hap do ta ringjall sportin dhe investimet do të jenë të mëdha.
“E përgëzoj ministrin për nënshkrimin. Ka një vit që qëndron aty. Ky ligj do ta ringjall sportin, pasi që 30 për qind e tatimit mund të jepet për sponzorizmin si në sport, rini dhe kulturë”.
“Kjo i bie në vlerë monetare diku 20 milionë euro dhe kjo shumë do të ketë vlerë të madhe për të gjitha sportet që komplet janë lënë pas dore. Edhe në shkollimin e trajnerëve dhe gjithçka rreth sportit”, thotë fillimisht Gashi për Telegrafin.
“Nuk ka mënyrë më të mirë të financimit se kjo”.
Sipas Gashit, pas katër deri në dhjetë vite do t’i korrim sukseset e këtij financimi që do të bëhet në sport.
“Parashihet që në një periudhë prej 4 deri në 10 vit t’i korrim sukseset në sport. Këtë metodë e kanë përdorur të gjitha shtetet dhe ka pasur sukses. Me subvencione nuk mund të arrihet”.
“Edhe sponsorët do të marrin trajtimin e merituar, pasi në tërë këto vite vetëm kanë dhuruar dhe nuk e kanë pasur atë reklamën e duhur. Ky për ta do të jetë një reklamim i biznesit të tyre pa kosto”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Sipas rregullores parashihet që dhënësit e sponsorizimit, të cilët mund të jenë persona juridik ose fizik, vendor apo të huaj, aktivitetin e tyre duhet ta kenë të regjistruar, licencuar dhe fiskalizuar ndërkaq përfituesit qofshin ata fizik apo juridik, të këtij sponsorizimi duhet të jenë të regjistruar nëpër organizatat, institucionet përkatëse për kulturë, rini dhe sport qoftë në nivel lokal apo qendror.
Edhe ministri Kujtim Gashi e cilësoi këtë akt nënligjor jashtëzakonisht të rëndësishëm i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përkrahjen më të madhe të aktiviteteve që planifikohen të organizohen në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Lionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova