Drejtori i Qendrës Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arbër Tolaj, ka theksuar se nga ngricat që janë paraqitur ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të borës, ata që kanë pësuar fraktura, janë personat e moshës së shtyrë.
Ai ka thënë për Telegrafin se regjionet e trupit që janë paraqitur më së shumti lëndime, janë ekstremitetet e poshtme.
“Mund të them se janë kërdhokullat, si pjesë më të dobëta, shtoja kësaj faktin se kemi të bëjmë me persona më të moshuar”, ka shtuar Tolaj.
Sipas tij, gjatë këtij vikendi, 14 persona kanë marrë trajtime mjekësor në QKUK, duke shtuar se te një pjesë e tyre ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjikale.
Ai ka porositur qytetarët, me theks të veçantë ata që janë në moshë të tretë që të kenë kujdes më të shtuar gjatë këtyre ditëve dhe t’i evitojnë daljet e panevojshme. / Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251