LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ende zyrtarisht nuk e kemi marrë shkresën për shfuqizimin e Speciales

Haradinaj: Ende zyrtarisht nuk e kemi marrë shkresën për shfuqizimin e Speciales

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i bëri sot Komunës së Ferizajt, ka folur për nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të cilën Kryesia e Kuvendit dje ia propozoi Qeverisë.

Kryesia e Kuvendit dje ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës.

Por, Haradinaj sot tha se ende nuk e kanë marrë shkresën dhe nuk e dinë njëherësh as përmbajtjen.


“Formalisht jo, por e di që na e ka dërguar. Por ende zyrtarisht s’e kemi marrë shkresën. Sekretariati i Kuvendit na çon neve. Ende nuk e dimë as përmbajtjen. E kam lut sot sekretarin tonë me shkuar me fol me sekretarin e kuvendit, me marrë jo zyrtarisht me pa çka na kanë dërguar. Procedurat e Qeverisë janë kështu. Kur vjen një kërkesë e këtillë, ne japim mendim. Atëherë disa ministri po e japin mendimin e vet. Bazuar në atë mendim, Qeveria ka kalon mendimin Parlamentit. Në këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, për shkak se ky është një mocion që buron nga Parlamenti. Megjithatë, Parlamenti e ka në pronësi këtë mocion, pasi buron nga Parlamenti. Por, Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat, që parashihen në këtë rast”, tha Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë dje njoftoi se më 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës dhe menjëherë pas saj seanca e re parlamentare.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores së Kuvendit, iniciativa iu ka dërguar për mendim Qeverisë. Qëllimet politike i kemi s’ka pas nevojë askush të dal nga mbledhja. Demarkacioni nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se Komisioni nuk e ka sjellë në kohë të duhur. Do të presim ta procedojmë”, ka thënë ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori