LAJMI I FUNDIT:

Houston fiton falë Hardenit, Cousins me triple double monstruoz për Pelicans (Video)

Houston fiton falë Hardenit, Cousins me triple double monstruoz për Pelicans (Video)

Houston Rockets ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Miami Heat me rezultat 99-90 në ndeshjen e dytë këtë sezon me më së paku pikë të realizuara.

Houstoni kishte probleme gjatë gjithë takimit, duke mos arritur të krijojë epërsi solide.


Më i miri ishte James Harden me 28 pikë dhe pesë asistime, kurse Paul shtoi 16 pikë e gjashtë asistime.

Te Miami u mundua Hassan Whiteside me 22 pikë e 13 kërcime dhe Josh Richardson me 12 kërcime i cili zëvëndësoi Goran Dragicin në pozitën e organizatorit.

I pandalshëm në fitoren 132-128 pas dy vazhdimeve të Neë Orleans Pelicans ishte askush tjetër pos Demarcus Cousins.

Cousins arriti të realizojë 44 pikë, 24 kërcime dhe 10 asistime që përbën një nga triple double më monstruoz të sezonit.

Ai u ndihmua edhe nga Anthony Davis në këtë ndeshje të ngushtë me 34 pikë e 9 kërcime, teksa Moore shtoi 15 pikë në këtë duel.

Me këtë fitore Houstoni vazhdon ët jetë tri ndeshje prapa Golden States që ka vendin e parë, kurse Neë Orleans po ngjitet në pozitat e para dhe tash është në vendin e gjashtë, me një fitore më pak se Oklahoma e cila ka vendin e pestë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori