LAJMI I FUNDIT:

Numan Baliq e akuzon për tradhëti Duda Baljen

Numan Baliq e akuzon për tradhëti Duda Baljen

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, po akuzohet për tradhëti e mashtrim nga një bashkëkombasi i saj.

Numan Baliq ka drejtuar gishtin nga ajo dhe kolegët e tij për shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësminitrit, shkruan gazetametro.net.

Akuzat për tradhëti e mashtrim ndaj Baljes e kolegëve të tij, lidhen me pozitat e garantuara për komunitetin boshnjakë. Ajo po akuzohet se kanë uzurpuar vendet e rezervuara për ta.


‘Përfaqësuesit e Vakat-it Rasim Demiri, Duda Balje, Çerim Bajrami dhe të tjerët nga grupi i tyre që me mashtrime dhe tradhti kanë uzurpuar të gjitha vendet e rezervuara të boshnjakëve në Kuvend dhe Qeverinë e Kosovës, edhe një herë treguan sa shumë urrejtje dhe jotolerancë kanë për boshnjakët e vërtetë dhe me merita, kështu që ekzistencën e mëtutjeshme të koalicionit qeveritar me 61 përfaqësues, e kushtëzuan me zëvendësimin e Numan Baliqit, përndryshe përfaqësuesin e vetëm boshnjak në Qeverinë e Kosovës’, ka thënë Baliq.

Ndërkohë, Numan Baliq, deri sot zëvendësministër i Administratës Publike, ka konfirmuar edhe vetë se më nuk ka këtë pozitë, e për shkarkim nga kjo ai ka drejtuar gishtin nga koalicioni Vakat.

Ndryshe, sot u raportua se Numan Baliq nuk mundi të mbajë pozitën as për 30 ditë nga kur u emërua, me shkarkimin e sotëm, e i cili nuk kishte ndonjë arsyetim./gazetametro/