LAJMI I FUNDIT:

Rruga e vetme në botë që lidh Rusinë me Korenë e Veriut (Foto)

Rruga e vetme në botë që lidh Rusinë me Korenë e Veriut (Foto)

Koreja e Veriut është vendi më misterioz dhe më i izoluar në botë, dhe kufizohet me Kinën, Korenë e Jugut dhe Rusinë, kurse me të fundit ka një vijë kufitare prej 17 kilometra, shkruan Business Insider.

Për dallim nga kinezët, rusët kanë lejuar që Goole të vë kamera në kufi dhe të filmojë vijën kufitare të këtyre dy vendeve, transmeton Telegrafi.


Rruga e vetme mes Koresë së Veriut dhe Rusisë është ura hekurudhore (e miqësisë), nën të cilin kalon liqeni Tumen. Deri te kjo urë mund të arrihet përmes rrugës Linenaya.

Në këtë rajon ka shumë pak aktivitete, gjykuar në fotografitë e realizuar në vitin 2013. Kjo pjesë e rrugës në territorin rus është e mbuluar me gjelbërim, por njëjtë është edhe në pjesën e Koresë Veriore.

Gjatë udhëtimit nëpër këtë rrugë, njerëzit mund të hasin në dy kulla të vogla dhe një shtëpi si në përralla. Prej aty mund të lëvizet vetëm edhe 10 metra, nga ku shihet edhe liqeni Tumen, që kalon nëpër tri shtete, Korenë e Veriut, Kinën dhe Rusinë.

Objekti i fundit që mund të shihet edhe një shtëpizë misterioze, kurse pak më poshtë edhe ura e miqësisë – matanë gjendet Koreja e Veriut.

Kjo vijë kufitare edhe mjaft mirë e siguruar nga të dyja anët, dhe gjasat për arratisje nga Koreja e Veriut janë shumë të vogla. Por, ata që vendosin ta braktisin këtë vend zgjedhin pikën kufitare me Kinën, pasi terreni është më i përshtatshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori