LAJMI I FUNDIT:

Nimetz gjatë ditëve të ardhshme do të vizitojë Shkupin dhe Athinën

Nimetz gjatë ditëve të ardhshme do të vizitojë Shkupin dhe Athinën

Ndërmjetësuesi Matthew Nimetz sipas gazetës greke ERT, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta vizitojë edhe Shkupi edhe Athinën.

“Mendoj ta vizitoj rajonon gjatë dhjetë ditëve të ardhshme dhe nëse duan ministrat e punëve të jashtme të bisedojnë, nëse janë të lirë, do të ulemi të bisedojmë seriozisht për atë që mendojnë se është e mirë dhe nuk është e mirë. Është koha që të shikohen idetë e tyre”, tha Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nimetz shprehet optimist dhe mendon se problemi me emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet në gjashtë muajt e ardhshëm.

I pyetur për deklaratën e Vasko Naumivskit, Nimetz tha se nuk dëshiron të komenton deklarata të tilla.

Ai tha se është i hapur për propozime nga të dy palët./Telegrafi/